Home»Ekonomi»Renditja e kriptomonedhave më të suksesshme për vitin 2017. Befason Bitcoin, nuk është në 10-she

Renditja e kriptomonedhave më të suksesshme për vitin 2017. Befason Bitcoin, nuk është në 10-she

Bitcoin fjala më e dëgjuar në vitin 2017. Rritja spektakolare e kuotizimit të kriptomonedhës ka qenë pjesë e analizave të ekspertëve të botës së financës për t’u popullarizuar si një aktiv në të cilin investojnë miliona njerëz në botë dhe që ngadalë po fillon të popullarizohet si mjet pagese. Bitcoin është një nga mijëra kriptomonedha që ekzistojnë në botë,  edhe pse befasuese rritja e kuotizimit të saj për vitin që shkoi nuk arriti ta vendosë në top 10 të atyre që u rritën më shumë. Vendin e parë e zë Ripple që gjatë vitit 2017 u rrit me 36.000% duke e mbyllur vitin me 2.21 dollarë për njësi. E ndjek NEM, Ardor, Stellar, Dash dhe Etherum. Bitcoin me një rritje vjetore 1.318% zuri vendin e 14-të në këtë renditje vjetore të kriptomonedhave. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *