Home»Lifestyle»Qëndro single derisa të gjesh dikë të tillë…

Qëndro single derisa të gjesh dikë të tillë…

Qëndro single, derisa të gjesh dikë që të bën të ndihesh e veçantë; që fik celularin e tij, kur është me ty; që nuk do t’ia dijë për fjalët negative të të tjerëve për ty; që të sheh në sy kur i flet.

Qëndro single, derisa të gjesh atë person që nuk e ka problem të bërtasë “Të dua” përpara të gjithëve, edhe pse mund t’i bezdisë të tjerët.

Qëndro single, derisa të gjesh atë person që do të gatuajë për ty me dashuri; që do të flasë për ato që pëlqen; që mezi pret të të takojë për të treguar se si kanë shkuar ditët e tij; që kërkon të jesh ti e para që do të dijë të rejat e tij.

Qëndro single, derisa të gjesh atë person që do të kujdeset për gjithçka, vetëm për të qenë me ty; që nuk i trembet rreziqeve dhe që në çdo hap të provon se të do me gjithë zemër.

Qëndro single, derisa të gjesh atë person që të nis sms të tipit “Më shkruaj, sapo të mbërrish në shtëpi” dhe që qëndron zgjuar, derisa t’i shkruash ti.

Qëndro single, derisa të gjesh atë person që do të të prezantojë ty me nder dhe kënaqësi përpara familjarëve të tij; që do të të ftojë në darkat e të afërmve të tij; që mezi do të presë të të takojë dhe të kalojë kohë me ty.

Qëndro single, derisa të gjesh atë person që të kërkon të falur, edhe kur gabimin e ke bërë ti, thjesht sepse e tmerron ideja që ti mund të mërzitesh.

Qëndro single, derisa të gjesh atë person që e projekton të ardhmen e tij me ty; që i mban premtimet; që dëshiron të të përfshijë ty në të gjitha aktivitetet e tij; që i ndryshon planet e tij vetëm për të të kënaqur ty.

Qëndro single, derisa të gjesh atë person që të thotë se ti je qendra e mendimeve të tij kudo, në punë, në shkollë, gjatë daljeve dhe gjatë studimeve të tij.

Qëndro single, derisa të gjesh atë person që të mëson gjërat që ti nuk i di mirë; që do të të shohë të përmirësohesh; që do të vijë drejt teje edhe në orën 4 të mëngjesit, thjesht sepse ndjen mall për të të parë.

Qëndro single, derisa të gjesh atë person që ta provon përherë se sa shumë dëshiron të qëndrojë pranë teje.

Qëndro single, derisa të gjesh atë person që dita-ditës të tregon se sa të do me gjeste të vogla, por me emocione të mëdha… / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *