Home»Keshilla»Pse të lexoni është gjëja më inteligjente që mund të bëni

Pse të lexoni është gjëja më inteligjente që mund të bëni

E kemi patur të gjithë të ngulitur brenda vetes, që kur kemi lindur: E vetmja mënyrë për t’u bërë më të zgjuar, pavarësisht se çfarë studion apo ku ndodhesh, është të lexosh. Megjithatë, ajo që pak njerëz na e thonë, është përse leximi luan një rol kaq qendror në zhvillimin e inteligjencës sonë, në aftësitë e zgjidhjes së problemeve dhe ato analitike, si dhe aftësinë tonë për të kuptuar të tjerët.

Përse, atëherë, është ky hobi – një që bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u ruajtur teksa rritemi – kaq i rëndësishëm për të ruajtur funksionimin e trurit tonë dhe përmirësuar inteligjencën tonë të përgjithshme?

Si fillim, fëmijët që ekspozohen ndaj librave që në moshë të vogël janë natyrshëm të detyruar të fusin një fjalor më të gjerë në të folurën e përditshme. Kjo i nxit fëmijët të mësojnë gjëra të reja në mënyrë të etur, gjë e cila zhvillon një lloj aftësie pyetëse që formëson mënyrën si njerëzit i qasen të gjithë llojeve të të mësuarit më vonë në jetë.

Po kështu, leximi rrit aftësinë tonë për të kuptuar koncepte të reja – si për shembull kur ndeshim një skenar, mjedis, apo njerëz që nuk i kemi ndeshur më parë – dhe aftësinë tonë për të inkorporuar këto ide të reja në jetën tonë të përditshme.

Leximi gjithashtu ndihmon shumë përcaktimin e aftësive tona për të kuptuar, deduktuar dhe analizuar një situatë. Për shembull, parashikimi i një rrëfimi – si përshembull përpjekja për të hamendësuar se kush e ka bërë një krim në një histori me vrasje – është një mënyrë e shkëlqyer për të aplikuar aftësitë e zgjidhjes së problemeve dhe aftësitë e kuptimit të leximit që shpesh herë vlerësohen si masa e inteligjencës së përgjithshme të një personi në teste të standartizuara.

Kështu që, leximi që në moshë të hershme duket të jetë një mënyrë shumë e mirë për të rritur inteligjencën që në fillimet e jetër, pa u munduar për ta zhvilluar më vonë. Leximi në moshë të mëvonshme, është gjithashtu një formë shumë e mirë e stimulimit mendor. Në fakt disa studime kanë treguar se leximi mund të vonojë Alzheimerin apo të ngadalësojë procesin e humbjes së kujtesës.

Kështu që, nëse po kërkoni një mënyrë për t’u bërë më të zgjuar, filloni të rrethoheni me libra. Sa më shumë të lexoni, aq më shumë do të dini!

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *