Home»Bota»Pse data 27 janar është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit?

Pse data 27 janar është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit?

Data 27 janar e çdo viti kujtohet nga Unesko si datë homazhi për viktimat e Holokaustit. Në këtë datë përkujtohet çlirimi në vitin 1945 nga trupat sovjetike të kampit të përqendrimit dhe shfarosjes Auschwitz-Birkenau. Gjatë Luftës së Dytë Botërore regjimi nazist dhe bashkëpunëtorët e tij vranë rreth 6 milionë hebrenj: burra, gra dhe fëmijë me objektiv zhdukjen sistematike të komunitetit hebre në Europë. Atë 27 janar të 1945 ushtria sovjetike hapte portat e ferrit të Auschwitz-Birkenau-ut,  ku gjendeshin ende pak më shumë se 7500 të burgosur që fituan lirinë dhe i kishin mbijetuar tmerrit të kampit nazist. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi në 1 nëntor të vitit 2005 me rezolutën 60/71 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për nder të viktimave të Holokaustit. Në tekstin e rezolutës citohet se Asambleja e Përgjithshme riafirmon Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, ku thuhet se çdo njeri ka të drejtë dhe liritë të cituara në të pa dallim race, feje, besimi apo edhe të ndonjë lloji tjetër. Sipas artikullit 3 të kësaj Deklarate çdo individ ka të drejtën e jetës, lirisë dhe të sigurisë personale. Artikulli i 18-të i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe artikulli i 18-të i Marrëveshjes Ndërkombëtare të të Drejtave Civile dhe Politike citon se çdo njeri ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjjes dhe të besimit. Kihet parasysh parimi mbi të cilën mbështetet kjo Kartë e Kombeve të Bashkuara, mbi atë të ruajtjes së brezave të ardhshëm nga lufta dhe dëshmon lidhjen e pazgjidhshme që ekziston mes kësaj organizate dhe tragjedisë të pashembullt të Luftës së Dytë Botërore. / Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *