Home»Bota»Polemika në Turqi: Një autoritet fetar shpalli se vajzat 9 vjeçare kanë mbushur moshën për martesë

Polemika në Turqi: Një autoritet fetar shpalli se vajzat 9 vjeçare kanë mbushur moshën për martesë

Opozita laike turke organizoi protesta në disa provinca të vendit për të refuzuar një deklaratë të Diyanet sipas të cilës vajzat e arrijnë moshën e martesës në 9 vjeç. Ky pohim u shfaq në faqen e Diyanet në një seksion të kushtuar koncepteve fetare, por që u hoq për shkak të polemikave në internet. Që nga e marta, kur u shfaq kjo deklaratë që vajzat mund të martohen në moshën 9 vjeç sepse në këtë moshë mund të mbeten shtatzana dhe djemtë mund të martohen në moshën 12 sepse në këtë moshë ata mund të bëhen prindër, janë regjistruar protesta në disa qytete turke. Një organizatë feministe kërkoi mbylljen e Diyanet për shfrytëzim seksual. Partia republikane e popullit (CHP), opozita më e madhe në vend refuzon që një instuticion shtetëror të mbrojë pozicione të kundraligjshme meqë në Kodin Penal Turk përcaktohen si abuzim seksual të gjitha marrëdhëniet me të mitur poshtë moshës 18 vjeç. Martesat jo të regjistruara me vajza adoleshente 15-16 vjeçe janë të shpeshta sidomos në zonat rurale, edhe pse para ligjit konsiderohen abuzime. Shërbimet e Diyanet pretendojnë të orientojnë jetën e qytetarëve besimtarë, por diktimet e saj nuk kanë vlerë ligjore, shpesh shprehin pozicione të ortodoksisë islamike që kundërshtojnë normativën, nga njëra anë përcaktojnë si të ndaluar aktivitete të tilla si kumarin, ndërsa nga ana tjetër konsiderojnë ligjore situata të tilla si poligamia. Në gazetën Hürriyet, një zyrtar i lartë i Diyanet, Ekrem Keles rikorrigjoi pozicionin e këtij instuticioni dhe pohoi se angazhohen në luftën kundër martesës infantile. “Për Diyanet një vajzë nuk duhet të martohet para moshës 17, as edhe një djalë para moshës 18. Askush nuk duhet të martojë fëmijët 9,10, ose 15 vjeçarë. Kjo është kundër Islamit,” – u shpreh Keles. – “Përcaktimi ynë ishte biologjik dhe duhet shpjeguar se për të hyrë në moshën martesore nuk duhet të martosh askënd. Cilit mund t’i shkojë ndër mend të martojë një vajzë 9 vjeçare?” – pyeti teologu. Keles u kujtoi se ligji familjar otoman i vitit 1917, para se të vendosej republika, ishte i bazuar në ligje islamike dhe vendoste moshën minimale për martesë moshën 17 vjeçare dhe 18 për djemtë, diçka që Diyanet gjithmonë e ka mbrojtur e mbylli ai mendimin. Instuticioni gjatë predikimit të së premtes sqaroi se nuk duhet martuar askush që nuk ka arritur pjekurinë për të kuptuar çfarë do të thotë të jesh bashkëshorte dhe nënë.  / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *