Home»Magazine»Përse kjo Pikaso mund të bëjë histori?

Përse kjo Pikaso mund të bëjë histori?

Gruaja me beretë dhe veshje me kuadrate. Ky është titulli që gjeniali Pikaso i dha njërës prej veprave të tij, jo shumë e njohur për publikun dhe që për herë të parë do të dalë në ankand. Është portreti i muzës së artë, Marie Therese Walter, një nga dashuritë e artistit. Meqë kurrë nuk ka dalë në ankand, çmimi i nxjerrjes nga ana e shtëpisë së ankandeve Sotheby’s më 28 shkurt është astronomike: 50 milionë  dollarë si fillim. Kjo kuadro do të jetë ylli i ankandit që do të zhvillohet në Londër. Pikasoja e pikturoi kuadron në 4 dhjetor të vitit 1937, pak kohë pas veprës monumentale “Guernica” dhe “Gruaja që qan”. Por çfarë përfaqëson “Gruaja me beretë dhe veshje me kuadrate”?

Asgjë më pak se lidhja e artistit me Marie Therese-n, një nga dashuritë e tij më të mëdha. Piktori ishte dukshëm i dashuruar me të, por po fillonte të hynte në jetën e tij një dashuri e re, Dora Maar, sipas shtëpisë së ankandeve. Tek kuadroja, sipas shpjegimit të Sotheby’s, reflektohet stili i Pikasos të frymëzuar nga dy muzat e tij.  Eshtë një përzierje e ndërgjegjshme e artistit e frymëzuar nga të dy muzat që arrijnë shprehjen maksimale  në siluetën e “tjetrës”. Muza tjetër ishte padyshim ajo që kaloi më shumë kohë pranë tij, Jacqueline Roque, e cila është e pranishme në 282 vepra të tij. Gruaja me beretë tregon dualitetin mes dy grave. Është portreti i asaj që po ikën dhe silueta e asaj që po hyn në jetën e artistit. “Duhet të jetë e dhimbshme për një vajzë të shohë në kuadro udhën e ikjes,” – shkruajti Pikasoja për pikturën. Para se të dalë në ankand piktura do të ekspozohet në Hong Kong në 30 janar deri në 2 shkurt, në Tajpei, në Nju Jork dhe në fund në Londër. Më pas dikush do ta marrë në shtëpi, pasi të ketë paguar një shumë që premton se do të kthehet në histori. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *