Home»Bota»Paralajmërimi i ashpër për Turqinë: Mos guxoni, ju rrëzojmë avionët!

Paralajmërimi i ashpër për Turqinë: Mos guxoni, ju rrëzojmë avionët!

Qeveria siriane ka paralajmëruar Turqinë kundër nisjes së një fushate ajrore ndaj objektivave kurde në provincën e Afrinit. Ankaraja zyrtare ka kërcënuar me sulme ajrore militantët kurdë, por Damasku i është përgjigjur ashpër.

“Ne paralajmërojnë lidershipin turk se nëse nisin operacione luftuese në zonën e Afrinit, kjo do të konsiderohet një akt agresioni i ushtrisë turke”, tha për median shtetërore zv-ministri i Jashtëm sirian, Faisal Meqdad.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore të Sirisë janë në funksion të plotë dhe të gatshëm të shkatërrojnë avionët turq në qiejt e Republikës Arabe të Sirisë”, tha ai.

Deklarata e ashpër vjen pasi zyrtarët turq kërcënuan të sulmojnë militantët kurdë në përpjekje për të parandaluar krijimin e një “ushtrie” kufitare kurde të mbështetur nga amerikanët në Afrin, në veriperëndim të Sirisë.

Një operacion i mëparshëm i ushtrisë turke në vitin 2016-2017 përfundoi pa u kundërshtuar ushtarakisht nga Siria. Por, tani, Assad duket se e ndjen veten më të fuqishëm përballë ish-mikut të tij, tashmë armik të ashpër, Recep Tayyip Erdogan./lexo.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *