Home»Keshilla»“Paraja nuk duhet të jetë prioritet në jetën tuaj”. Këto janë 8 mësime suksesi, nga Oprah Winfrey

“Paraja nuk duhet të jetë prioritet në jetën tuaj”. Këto janë 8 mësime suksesi, nga Oprah Winfrey

Oprah Winfrey është një prezantuese, aktore, producente dhe filantropiste shumë e mirë. Mësimet e suksesit që do të lëxoni më poshtë prej saj, janë interpretime të disa thënieve të Oprah, por edhe mësime që i kemi nxjerrë nga veprat e bamirësisë që ajo bën përherë.

  1. Ndiq instinktet e tua.

Instinktet nuk janë gjithmonë të duhurat për të çuar drejt një rruge të drejtë. Ndonjëherë, kur e rimendon një situatë, ke mundësi të reflektosh dhe të bësh një zgjedhje më të mirë. Megjithatë, thuhet gjithashtu se instinktet asnjëherë nuk të çojnë në zgjedhje, për të cilat do të pendohesh më vonë. Oprah ka thënë se gjithnjë u ka besuar instinkteve, madje edhe për programin e saj televiziv. Duke i diskutuar gjërat me të tjerët, shpesh herë bëhen zgjedhje të gabuara, sepse hiqet dorë prej instinkteve.

  1. Përqendrohu tek ndihma ndaj të tjerëve.

Shumë biznese apo persona të pasur as që e marrin mundimin t’i ndihmojnë njerëzit në nevojë. Oprah hapi një biznes të sajin, me anë të të cilit përfitonte edhe vetë, por ndihmonte edhe të tjerët. Është e rëndësishme të përqendrohemi edhe tek ndihma ndaj të tjerëve dhe kjo vlen sidomos për bizneset. Nëse nxjerr në treg një produkt që i ndihmon të tjerët, të gjithë janë të interesuar ta blejnë, por nëse nxjerr një produkt që të tjerët e blejnë për qejf, shitjet normale që nuk do të jenë të larta.

  1. Paraja nuk duhet të jetë një prioritet në jetën tuaj.

Është shumë më e mundshme të korrësh sukses, nëse ke qëllimin e mirë për ta arritur atë dhe jo nëse ke në fokus paratë. Arsyeja më e mirë është të duash atë që bën, sepse në fund ne lumturohemi vetëm nga mënyra se si e shpenzojmë kohën që kemi. Paraja që vjen prej suksesit, është një bonus.
Dashuria dhe pasioni për diçka i motivojnë njerëzit më tepër se paraja. Është më e lehtë të merresh me atë që do, por që nuk të jep shumë fitim, se sa me atë që nuk e pëlqen, por me të cilën fiton shumë.

  1. Mëso të kthesh negativitetin në pozitivitet.

Nuk mund t’i shmangesh dot gjërave negative në jetë. Është shumë e mundshme të dështosh, teksa përpiqesh të arrish diçka të vështirë. Është e rrallë situata, kur nis diçka të madhe dhe ia del me sukses që me përpjekjen e parë. Ndaj, duhet të mësosh që këto vështirësi t’i kthesh në pozitivitet. Duhet të mësosh nga dështimet dhe gabimet, në mënyrë që t’i ndalësh për të ndodhur sërish. Edhe dështimet janë një eksperiencë dhe duhen parë si një hap që të çon më afër ëndrrave të tua.

  1. Gjërat me vlerë nuk arrihen lehtë.

Nëse je duke pritur që ta kesh të lehtë, harroje. Nuk ka për të qenë e tillë. Ëndrrat janë ëndrra pikërisht për një arsye, sepse nuk janë të lehta për t’u arritur. Në momentin që vendos të arrish diçka, duhet të kuptosh se rruga drejt arritjes së saj do të jetë e vështirë. Por ti nuk duhet të heqësh dorë nga ky fakt, përkundrazi. Vështirësitë duhet t’i shohësh si sfida dhe të punosh fort për t’i kaluar ato.

  1. Qëndro pranë atyre, të cilët të frymëzojnë të bëhesh si ata.

Është një fakt tashmë që ne bëhemi si njerëzit që na rrethojnë. Fillojmë të mendojmë si ata, të bëjmë të njëjtat gjëra si ata, sepse me ta e kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Kështu që, nëse zakonet, mendimet dhe aktivitetet që bën, po të pengojnë në realizimin e ëndrrave të tua, dije se do ta kesh të vështirë të arrish atje ku do. Dil dhe tako njerëz që kanë të njëjtat ambicie si ty. Vetëm nga ata mund të mësosh se si të punosh fort për të arritur në të njëjtin qëllim dhe në këtë mënyrë do të përfitosh shumë nga ajo kohë që do të shpenzosh.

  1. Gjithçka fillon me besim.

Të gjithë ata që ia kanë dalë në jetë, kanë pasur besimin se universi kishte për ta një plan të madh dhe se ata nuk ishin përcaktuar të bënin një jetë si shumica e të tjerëve. Ndaj, duhet të besosh fort se ke lindur për gjëra të mëdha dhe se një ditë do të jesh në gjendje t’i përjetosh ëndrrat e tua të bëra realitet. Besimi në diçka forcohet në momentin që përkushtohesh për ta arritur atë gjë, ndaj përpiqu t’i arrish gjërat që dëshiron, por mos harro të besosh edhe se do ia dalësh në atë drejtim.

  1. Ji krenar për veten tënde.

Shumë njerëz mendojnë se nuk mund ta bëjnë diçka për shkak të paraqitjes, personalitetit, apo zërit të tyre, ndaj përfundojnë duke u bërë dikush që nuk përshtatet me karakterin e tyre. Që nga ky moment gjërat shkojnë gabim. Nuk ka asgjë të gabuar në personin që ti përfaqëson. Ajo që ti e sheh si të gabuar tek vetja, nuk është e thënë të shihet si e gabuar nga të tjerët. Ji krenar për veten tënde dhe dhe njerëzit do të nisin të vlerësojnë për atë që je. Në këtë mënyrë nis të bësh emër për veten dhe të jesh vetvetja. Është e lehtë të shohësh defektet, dhe kjo gjë të bën të humbasësh besimin. Ndaj, beso tek vetja jote! / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *