Home»Lifestyle»Osho shpjegon se si jeta është frut i një shakaje kozmike

Osho shpjegon se si jeta është frut i një shakaje kozmike

Fruti i të qeshurave tona buron nga ajo që kemi brenda. Të qeshim për gjithçka. Qeshim me talljen e madhe të botës. Qeshim me përpjekjet tona, udhëtimet e gjatë, pelegrinazhet për diçka që kemi humbur.

Mendimi im është se nuk ka asgjë më të çmuar se sa të qeshurat. Vetëm të qeshurat ka një efekt totalizues mbi ju, në gjithë të tjerat jeni të pjesshëm, madje edhe kur bëni dashuri. Kur qeshni spontanisht, gjithë jeta juaj vibron në një melodi të vetme, duke u vendosur në harmoni me botën. Të qeshurat qetësojnë. E qeshura ju ul me këmbë në tokë, ju braktis në idetë tuaja “budallaqe” të të qënit superior ndaj të tjerëve. E qeshura ju bën të shihni botën, ashtu siç është me të vërtetë.

Bota është një lojë, një shaka dhe ju kurrë nuk do të jeni në gjendje ta kuptoni misterin mbi të cilin mbështetet forca e saj. Të gjithë e marrin seriozisht veten dhe të tjerët. Kjo është mënyra që egoja përdor për të ekzistuar. Filloni të jeni më të gjallë dhe do ta shihni egon tuaj të zhduket. Mos e merrni jetën seriozisht, por qeshni me të, vijeni në lojë. E qeshura është më e rëndësishme sesa lutja. E qeshura na rikthen fëmijë, na bën një qenie të veçantë.

Kjo është arsyeja pse unë i dua shakatë, ato janë helm për egon. Qasja ime ndaj jetës nuk është absolutisht serioze, e gjallë, sepse vetëm kështu egoja zhduket nga ekzistenca ime. “Shikojeni kur qeshni! Ku është egoja juaj?”

Eshtë zhdukur! Papritmas ndiheni të shkrirë, një lloj paqeje e brendshme e tejkalon ekzistencën tuaj, një lehtësim për shpirtin tuaj. Gjithkush që ngrihet nga hiri i tij qesh. Qeshin me të gjithë shakanë kozmike. Jetojnë në një ëndërr, në gjumë, tërësisht të dehur nga dëshira për madhështi dhe përmes kësaj dëshire ata shikojnë ekzistencën.

Ju po e merrni gjithë jetën seriozisht, ju e projektoni mendjen tuaj dhe shihni gjëra që nuk janë aty. Nëse keni ndonjë dyshim, mendja shpjegon, krijon teori, filozofi për t’ju shtyrë të besoni se asgjë nuk është e gabuar.

Askush nuk jeton, askush nuk vdes. Asgjëja jeton, asgjëja vdes. Ju jeni, dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të qeshni sepse bota është një shaka e madhe kozmike. Nëse shihni dikë, buzëqeshni me ta, nuk do ta bëni për ata, por për veten tuaj. Nëse të tjerët ndajnë buzëqeshjen tuaj, mirë, por qeshni për veten tuaj dhe jo për të tjerët, mos e bëni për të bërë dikë të lumtur, sepse nëse nuk jeni të lumtur ju, nuk mund t’i bëni as të tjerët të lumtur.

Qeshni pa asnjë arsye, pa kushte. Pse të prisni që të keni një arsye për të qeshur? Jeta është tashmë një arsye e mjaftueshme për të qeshur. Është sa absurde, aq edhe qesharake. Është kaq e bukur, por edhe kaq e mrekullueshme. Është një grup gjërash që krijon një shaka të madhe kozmike.

Osho

/ Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *