Home»Bota»Një “fron” i artë prej 1 milionë dollarësh për presidentin amerikan

Një “fron” i artë prej 1 milionë dollarësh për presidentin amerikan

Është normale që presidentët mund të zgjedhin disa vepra të rëndësishme të disa muzeve që mund të huazohen për një periudhë të caktuar kohe për të dekoruar Shtëpinë e Bardhë dhe Donald Trump zgjodhi një vepër të Vincent Van Gogh-ut që ishte ekspozuar në Muzeun Guggenheim të Nju Jorkut. Bëhet fjalë për “Peisazh me dëborë” të pikturuar nga artisti hollandez në vitin 1888,  në të cilën shihet shihet një burrë me një kapele të zezë dhe një qen në një fushë të Arlesit në Francë. Mirëmbajtësja e galerisë, Nancy Spector e kundërshtoi me dashamirësi duke thënë se nuk ishte e disponueshme, por që në shkëmbim i ofronte diçka tjetër: një bide të artë prej 18 karatësh që ishte ekspozuar në vitin 2016 dhe që funksiononte për bukuri. Befasia nuk qëndronte këtu. Nëse do të mund të analizonim llojin e veprës në fjalë do të shohim se ka lexim të nënkuptuar që nuk është i vështirë për t’u nxjerrë.

Titulli i kësaj vepre është “Amerika” e artisti bashkëkohor Maurizio Cattelan, i cili e prezantoi në ato momente si një kritikë satirike ndaj pasurisë së tepërt dhe shpenzime të kota në vend. Gjatë ekspozimit të banjove në katin e pestë të muzeut, bideja u përdor nga 100.000 persona dhe tani Guggenheim-i kërkon që familja Trump të jetë pronari i ri. Në postën elektronike në të cilën ofrohej kjo mundësi, i shpjegohej presidenti të Amerikës që banjoja funksionon mjaft mirë, por në rastin e transportimit duhet të kihet shumë kujdes dhe të instalohet sipas udhëzimeve specifike. Nga Shtëpia e Bardhë nuk ka ardhur  konfirmimi apo mohimi që kjo kërkesë dhe ofertë të ketë ekzistuar, por që më në fund u kuptua që nuk u miratua, bideja nuk do të transferohet, por ndoshta ku i dihet! Vlerësohet se çmimi i kësaj vepre rrumbullakoset rreth shifrës 1 milionë dollarë. / Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *