Home»Magazine»Kulture»Muzika është një gjuhë universale

Muzika është një gjuhë universale

Të gjitha kulturat e shijojnë muzikën pavarsisht qëllimit të saj: të shoqërojnë një vallëzim, të qetësojnë një bebe apo për dashuri. Një grup ekspertësh nga universiteti i Harvardit i udhëhequr nga Samuel Mehr dhe nga Manvir Singh propozuan të demostrojnë që kulturat jo vetëm që ndajnë shijen për muzikën, por edhe që janë të afta të interpretojnë qëllimet e saj pavarsisht origjinës. Për këtë ekipi i Mehr-it dhe Singh-it u kërkoi 750 përdoruesve të internetit nga 60 vende që të dëgjojnë fragmente të shkurtra prej 14 sekondash, këngë të 86 shoqërive që përfshinin gjahtarë, mbledhës, blegtorë dhe agrarë.

Pasi i dëgjonin këto fragmente, pjesëmarrësit u përgjigjeshin 6 pyetjeve që tregonin perceptimin e tyre mbi funksionin e çdo kënge. Këto pyetje vlerësonin shkallën në të cilën dëgjuesit besonin se çdo këngë përdorej për të kërcyer, për të qetësuar një bebe, për të shëruar sëmundje, për të shprehur dashuri, për duele ose për të rrëfyer histori. Kishte një kleçkë, asnjë nga këto këngë nuk kishte të bënte me duelet apo dhe me të rrëfyerit e historive. Këto opsione ishin përfshirë për të ngatërruar dëgjuesit. “Pavarsisht diversitetit të muzikës nga lloje të ndryshme kulturash, natyra jonë njerëzore mund të jetë në bazë të strukturave muzikore që tejkalojnë diferencat kulturore,” – u shpreh Mehr. Në total pjesëmarrësit dëgjuan më shumë se 26 mijë fragmente dhe nxorën më shumë se 150 000 vlerësime, 6 për çdo këngë. Pavarsisht mungesës së familjarizimit të pjesëmarrësve me shoqëritë e prezantuara, marrjes së mostrave të rastësishme, kohëzgjatja e shkurtër dhe diversiteti të  muzikës, klasifikimet treguan përfundime të sakta dhe ndërkulturore të besueshme rreth funksioneve të këtyre këngëve. “Studimi ynë, – u shpreh Singh, – tregon që psikologjia jonë  prodhon modele thelbësore në këngë që tejkalojnë diferencat tona të thella kulturore. Kjo tregon se përgjigjet tona emocionale dhe të sjelljeve ndaj stimujve estetikë janë dukshëm të ngjashëm në popullata gjerësisht të ndryshme.” / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *