Home»Lifestyle»Mjekra tek meshkujt, sërish në modë edhe këtë vit. Ja cilat janë modelet dhe tendencat më të reja.

Mjekra tek meshkujt, sërish në modë edhe këtë vit. Ja cilat janë modelet dhe tendencat më të reja.

Kishte vite që mjekra kishte dalë nga moda, por jemi mësuar tashmë që gjërave të viteve më parë, ne nuk i largohemi përfundimisht. Rikthimi në modë i saj u bë në mënyrë masive gjatë vitit të shkuar dhe mendohet që edhe për këtë vit, ajo të vazhdojë të preferohet nga meshkujt. Kuptohet se, pavarësisht faktit që ajo tregon karakter të mashkullit që e mban, kërkohet edhe të modelohet sicc duhet për të qenë totalisht “in”.

Në vitin 2017 tendenca e rritjes dhe modelimit të mjekrës ka nisur fillimisht me një sërë personalitetesh të njohur në fusha të ndryshme, por më me influencë kanë qenë Mariano Divaio, Zayn Malik, si dhe aktorët turq për vendin tonë.

Përfitimet shëndetësore të mbajtjes së mjekrës, janë të shumta. Mund të përmendin këtu mbrotjen e lëkurës nga rrezet e diellit, mbajtjes ngrohtë në dimër, përmirësimit të astmës bronkiale (sepse mjekra përbën një barrierë midis trupit dhe lëndëve toksike), paradalimit të infeksioneve si dhe akneve etj. Krahas arsyeve të tilla, shumica e meshkujve ndihen më tërheqës nëse mbajnë mjekër. Në një pyetësor të kryer vitin e shkuar në SHBA, rreth 55% e meshkujve me mjekër mendonin se ishin më tërheqës, ndërkohë që pjesa tjetër pohonte se kishte marrë komplimente të vazhdueshme për rritjen e mjekrës.

Këto janë disa prej arsyeve se pse mendohet që edhe këtë vit, kjo tendencë të vazhdojë të jetë e pranishme në radhët e meshkujve. Më poshtë, ne ju sjellim modelet më të fundit të mjekrës që mendohet të jenë në modë këtë vit. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *