Home»Thenie»Mendo pozitivisht. Ja disa thënie që ju shtyjnë të jeni optimistë

Mendo pozitivisht. Ja disa thënie që ju shtyjnë të jeni optimistë

Të gjithëve na ndodh të kemi ditë të vështira. Në ato ditë nuk na vjen të mendojmë gjëra pozitive dhe ashtu të ngrysur, pa buzëqeshje në fytyrë, mërzisim edhe personat rreth vetes. Trishtimi është shumë më ngjitës se lumturia, ndaj duhet të gjejmë forcë dhe optimizëm brenda vetes për të buzëqeshur sërish. Asnjë situatë nuk duhet të na mundë dhe të na rrëmbejë lumturinë, ndaj ne ju sjellim disa thënie optimiste për të menduar edhe ju me pozitivitet në situatat tuaja të vështira.

“Mos mendo se çfarë mund të shkojë gabim, por mendo se çfarë mund të shkojë drejtë”.

“Veprimet pozitive bashkë me të menduarit pozitiv të çojnë drejt suksesit”.

“Stërvite mendjen për të parë të mirën në çdo situatë”.

“Ndonjëherë duhet të ndalosh së e vrari shumë mendjen, apo së dyshuari. Ki besimin se gjërat do të ecin mbarë, ndoshta jo ashtu siç i ke planifikuar ti, por ashtu siç është shkruar të ecin”.

“Largoji mendimet negative, sepse ato janë emocione të përkohshme. Mjaft e krahasove veten me të tjerët dhe jeto jetën tënde”.

“Mendo pozitivisht. Ji pozitiv dhe gjëra pozitive do të të ndodhin”.

“Mendo si një proton, ndaj ji gjithmonë pozitiv, siç është një proton”.

“Mjaft u përqendrove tek fakti se sa i stresuar je, por kujto se sa i bekuar je për gjithë gjërat e bukura që ke rreth vetes”.

“Të zgjedhësh të jesh pozitiv dhe të kesh një sjellje me mirënjohje, kanë për të ta përcaktuar se si do ta jetosh jetën tënde”.

“Një mendje negative nuk ka për të të dhënë kurrë një jetë pozitive”.

“Nëse e mban fytyrën drejt diellit, nuk e ke mundësinë të shohësh dot hije”.

“Lumturia e jetës tënde varet nga cilësia e mendimeve të tua”.

“”Njerëzit që janë mjaftueshëm të çmendur, saqë mendojnë se mund ta ndryshojnë botën, janë zakonisht ata që e bëjnë një gjë të tillë realitet”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *