Home»Analiza»Makthi nga rrjetet sociale dhe fundi i hierarkive që mbanin në këmbë botën. Analiza e Niall Ferguson

Makthi nga rrjetet sociale dhe fundi i hierarkive që mbanin në këmbë botën. Analiza e Niall Ferguson

Ka një arsye përse ushtritë kanë komandantë. Ka një arsye përse orkestrat kanë dirigjentë. Ka një arsye përse, në universitetet e mëdha, docentët nuk sulmohen nga luftëtarët e drejtësisë sociale. Dhe ka një arsye përse eksperimenti i fundit i madh i organizimit në rrjet – ai i Reformës – përfundoi me rivendosjen e hierarkisë

“Eshtë një e vërtetë e pranuar universalisht, që sot jetojmë në një botë në rrjet, në të cilën të gjithë dhe gjithçka janë të ndërlidhura. Konkluzioni është se strukturat tradicionale hierarkike – jo vetëm shtetet, por edhe kishat, partitë dhe korporatat – gjenden në faza të ndryshme të krizës dhe rënies”. Kështu shkruan historiani i famshëm Niall Ferguson në “Wall Street Journal”.

“Rrjetet qeverisin jo vetëm në mbretërinë e biznesit. Edhe në politikë, organizimi i partive dhe makineritë e tyre anë mbushur në fushatat elektorale të financuara prej “croëdfunding” dhe mesazheve virale në rrjetet sociale. Paraja, një herë e një kohë monopol i shtetit, vihet në diskutim nga Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera, që nuk kërkojnë banka qendrore për t’i menaxhuar, vetëm algoritme konsensusi. Por në gjithë këtë ngazëllim të epokës së superndërlidhjes, mos kemi harruar arsyen përse lindnin hierarkitë? Ndoshta i nënvlerësojmë rreziqet e një bote, pa një strukturë hierarkike legjitime? Eshtë e vërtetë, të paktë janë ata që qajnë hierarkitë e djeshme. Por hapësira kibernetike nuk është aspak utopia ku të gjithë bëhemi qytetarë njësoj të fuqishëm, të lirë për t’ia thënë të vërtetën në fytyrë atyre që kanë pushtetin. Ajo është shndërruar në një mbretëri makthi të polarizimit ideologjik, vizioneve ekstreme dhe lajmeve të rreme. Gjëja më alarmante ka qenë transformimi i hapësirës kibernetike në “Kiberia”, për të mos folur për “Kiberkalifatin”: një mbretëri e errët dhe pa ligje, ku aktorë të ligj, që variojnë nga troll-et rusë deri tek përdoruesit e ISIS, mund të punojnë pa u ndëshkuar për të dëmtuar themelet institucionale të demokracisë. Siç ka vërejtur me të drejtë Henry Kissinger, Interneti ka rikrijuar gjendjen humane të natyrës të prezantuar nga filozofi anglez i shekullit XVII, Thomas Hobbes. Nuk duhet të habitemi. As historia dhe as shkenca nuk kanë parashikuar që gjithçka do të ishte fantastike, në një botë rrjetesh gjigandë online, përkundrazi. Dhe tani që bëhet e qartë se një botë në rrjet mund të jetë një botë anarkiste, po fillojmë të shohim, ashtu si kanë para brezat paraardhës, të mirat e hierarkisë. Sfera publike e dikurshme kishte defektet e veta, por kjo e reja nuk ka mbrojtës efikasë. Kërcënimi koreanoverior nuk mund të eleminohet prej reagimit të rrjeteve. Një grup në Facebook nuk mund të zgjidhë gjë, më shumë se stuhia e një postimi në tuiter apo një hashtag. Ka një arsye përse ushtritë kanë komandantë. Ka një arsye përse orkestrat kanë dirigjentë. Ka një arsye përse, në universitetet e mëdha, docentët nuk sulmohen nga luftëtarët e drejtësisë sociale. Dhe ka një arsye përse eksperimenti i fundit i madh i organizimit në rrjet – ai i Reformës – përfundoi me rivendosjen e hierarkisë. Ka ende shpresë për hierarkitë. Papati mbetet një objekt autoriteti dhe nderimi, pavarësisht turbullirave të kishës katolike në Romë. Revolucionet prekin vazhdimisht vendet e Lindjes së Mesme, e megjithatë monarkitë e rajonit kanë qenë regjimet më të qëndrueshme. Njeriu është kafshë sociale, natyrisht, por historia na ka mësuar të respektojmë hierarkinë si anarki e preferueshme, dhe të preferojmë hierarkitë tradicionale në vend të uzurpatorëve”. / WSJ – Përgatiti: Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *