Home»Magazine»Kinema & TV»Leonardo DiCaprio do të punojë me Quentin Tarantinon, mbi jetën e Charles Manson

Leonardo DiCaprio do të punojë me Quentin Tarantinon, mbi jetën e Charles Manson

Aktori Leonardo DiCaprio do të jetë protagonist në filmin e kineastit Quentin Tarantino rreth vrasësit të famshëm Charles Manson. Sipas burimeve aktori ka pranuar dhe do të firmosë kontratën shumë shpejt. Për momentin nuk dihen detaje konkrete të skenarit të këtij filmi, por dihet se ngjarja do të zhvillohet në verën e vitit 1969 në Los Angeles kur kanë ndodhur ngjarjet reale të nxitura nga Charles Manson. Ende nuk dihet nëse ngjarja mbi vrasësin do të jetë tema kryesore apo nëse do të ketë ndonjë histori sekondare. Margot Robbie, Tom Cruise, Al Pacino dhe Brad Pitt janë të tjerë të famshëm për të cilët flitet që mund të jenë aktorë të këtij filmi, megjithatë akoma nuk është konfirmuar përveç aktorit në fjalë. Quentin Tarantino është një nga kineastët bashkëkohorë dhe të respektuar që ka ndikuar shumë në kinema këto 30 vitet e fundit. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *