Home»Magazine»Kulture»Lajm i hidhur për ata që pëlqejnë muzikën e vërtetë. Ndërron jetë Dolores O’Riordan, këngëtarja e “The Cranberries”

Lajm i hidhur për ata që pëlqejnë muzikën e vërtetë. Ndërron jetë Dolores O’Riordan, këngëtarja e “The Cranberries”

Këngëtarja e grupit The Cranberries, Dolores O’Riordan ka ndërruar jetë në moshën 46 vjeçare.

Sipas lajmeve, vokalistja ndërroi jetë papritur në Londër.

Për momentin, shkaku i vdekjes së saj është i panjohur.

Një zëdhënës që përfaqëson këngëtaren deklaroi se “këngëtarja irlandeze dhe ndërkombëtare, Dolores O’Riordan ndërroi papritur në Londër sot. Ajo ishte 46 vjeç. Vokalistja e grupit irlandez “The Cranberries” ndodhej në Londër për një seancë të shkurtër regjistrimesh. Nuk mund të jepen të tjera detaje në këto momente”.

Miku i familjes, Canon Liam McNamara tha: “Ndjenjat e mia janë me familjen.

Dolores ishte krenaria dhe gëzimi i tyre. Të gjithë ne e donim shumë, shumë. Mbeta i befasuar kur mësova që ajo na la kaq shpejt. Familja e saj bëri kaq shumë për të dhe e mbështeti gjatë gjithë kohës”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *