Home»Sport»Kush është Marta Kostyuk, 15 vjeçarja që po shkëlqen në Australia Open

Kush është Marta Kostyuk, 15 vjeçarja që po shkëlqen në Australia Open

Një vajzë, vetëm 15 vjeçe, është kthyer në sensacionin e Open Australia quhet Marta Kostyuk, është ukrahinase dhe është klasifikuar në raundin e tretë nga faza paraprake. 5 triunfet e saj e klasifikuan mes 32 më të mirave të Grand Slam  të vitit dhe në një moshë të re, diçka që nuk ishte parë që nga koha e Martina Hingis  në vitin 1996. As Serena Williams, as Maria Sharapova apo e figura të tjera nuk kanë arritur atë që ka arritur kjo adoleshente që po shkëlqen në Melburn. Marta ka lindur në Kiev në vitin 2002 dhe është vajza e një ish lojtareje që ka filluar vitin e kaluar kur fitoi turneun Junior në moshën 14 vjeçare dhe fitoi një wildcard për të luajtur në fazën paraprake të edicionit të ardhshëm, pra këtë vit.

Gjatë fazës së klasifikimit fitoi ndaj australianes Arina Rodionova (4-6, 6-3 dhe 6-3), ndaj kilianes Daniela Seguel (1-6, 6-4 dhe 6-2) dhe ndaj çekes Barbora Krejcikova (6-3, 5-7 dhe 6-0). Gjithmonë është treguar e fortë para kundërshtarit dhe pa humbur qetësinë në pasazhet negative të ndeshjes së saj. Sidoqë të jetë seti, Marta Kostyuk mendon vetëm të fitojë pikën e radhës. Kostyuk, pasi hyri në katërshe, mundi kinezen Shuai Peng (25) me 6-2 dhe 6-2. Në raundin e dytë eliminoi australianen Olivia Rogowska 6-3 dhe 7-5, rivalja e ardhshme do të jetë bashkëpatriotja e saj Elina Svitolina, e katërta, dhe do të jetë kandidate për titullin. Nëse do ta fitojë këtë ndeshje do të jetë një kërcënim për favoritet. Mbiemri i saj po fillon të tingëllojë me më shumë forcë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *