Home»Keshilla»Kurrë mos u dorëzo! 20 mesazhe të fuqishme për jetën

Kurrë mos u dorëzo! 20 mesazhe të fuqishme për jetën

Kur përballesh me një sëmundje të rëndë, një nga gjërat më të rëndësishme që të duhet përgjatë ditës, është pak frymëzim që të të bëjë të mos e shohësh çdo gjë bardhezi, por me ngjyrat e veta. Nëse ti je si unë, që fatmirësisht nuk vuan nga ndonjë sëmundje, të lutem, shpërnda mesazhe optimiste. Shpresa, optizimi dhe motivimi i njerëzve të sëmurë është një detyrë morale e secilit nga ne. Çdokush ka nevojë për të kuptuar se ende ka shpresë, ndaj le t’ia bëjmë ne më të lehtë duke i folur me optimizëm.
Nëse ti je një person që po lufton një sëmundje të rëndë, unë dua të fiksosh çdo mesazh në mendje dhe ta bindësh veten se ti jë më i fortë se sëmundja jote. Ti mund t’ia dalësh, por të duhet besim tek vetja për diçka të tillë. Mos e mendo si gjënë më të rëndë që mund të të ketë ndodhur vetëm ty. Ka plot njerëz që vuajnë nga sëmundje më të rënda dhe i buzëqeshin jetës, si për të treguar se kanë forcën e duhur brenda vetes për të mundur gjithçka. Më poshtë, ne të sjellim disa mesazhe të fuqishme për jetën, për ta dashur atë dhe për të luftuar që të jesh në jetë sepse ti e meriton, ndaj lexoji me vëmendje dhe mos i hiq asnjë moment nga mendja jote.

1. Ti e mund një sëmundje të rëndë nga mënyra se si jeton, se pse jeton dhe se me çfarë e mbush jetën tënde.

2. Shih se sa shumë ke arritur dhe mos u mendo për sa shumë ke për të arritur. Mund të mos jesh aty ku do të jesh, por me siguri nuk je aty ku ke qenë.

3. Ti je më guximtar nga sa beson, më i fortë nga sa dukesh, më i zgjuar nga sa mendon dhe dyfish më i bukur nga sa mund ta kesh imagjinuar ndonjëherë.

4. Kur mendon se i ke shfrytëzuar gjithë mundësitë, kujto këtë gjë : Nuk i ke bërë.

5. Jeta jote është historia jote. Shkruaje mirë. Përpunoje shpesh.

6. Ji falenderues për këtë ditë që të është falur. Të gjithë duhet të jemi.

7. Bëj hapa të vegjël çdo ditë. Një ditë do të të çojnë drejt përfundimit të dëshiruar.

8. Mos u turpëro asnjëherë nga ndonjë plagë. Ato tregojnë se ti ishe mjaftueshëm më i fortë se çdo gjë që u përpoq të të lëndonte.

9. Kur të bjerë shi, kërko për ylberë. Kur të jetë errësirë, kërko për yjet.

10. Optimisti : Dikush që mendon se të hedhësh një hap pas, pasi ke ecur një hap përpara, nuk është një fatkeqësi .

11. Asnjëherë mos u dorëzo, jeta të rezervon surprizat më të mëdha, atëherë kur ti nuk e pret.

12. Fillo t’i duash yjet më shumë dhe me kalimin e kohës do të kuptosh se dashuria për ta, do të të bëjë të mos i trembesh më errësirës së natës.

13. Rrethojë veten me njerëzit që të ndihmojnë t’ia dalësh mbanë në jetë. / Bota.al

14. Lejo vetëm mendime pozitive të të kalojnë në mendje. Bllokoje mendjen nga mendimet negative.

15. Mos shiko pas. Ti nuk je duke ecur në atë drejtim.

16. Beso se ti mund t’ia dalësh në jetë dhe do t’ia dalësh.

17. Mendo se ti e ke në dorë sëmundjen tënde, dhe nuk të ka sëmundja jote në dorë ty.

18. Sëmundja është një fjalë, jo një fjali. Mos i jep rëndësi që nuk i meriton.

19. Ndodh gjithmonë që yjet më të ndritshëm t’i shohim në qiellin më të errët.

20. Çdokush mund të heqi dorë nga diçka. Kjo është gjëja më e lehtë në botë për t’u bërë, por ti nuk duhet ta bësh. Ti duhet të mbledhësh veten, edhe kur të gjithë të tjerët të jenë duke pritur rrëzimin tënd. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *