Home»Horizonte»Shkence»Kemi dashur kompjutera më të shpejtë? Tani kemi të gjithë, kudo në botë, dy probleme të mëdha

Kemi dashur kompjutera më të shpejtë? Tani kemi të gjithë, kudo në botë, dy probleme të mëdha

Ekspertë të sigurisë kompjuterike kanë zbuluar dy defekte të mëdha në mikroprocesorët e pothuaj të gjithë kompjuterave të botës.

Dy problemet, të quajtur “Meltdown” dhe “Spectre” mund të lejojnë hacker-at që të vjedhin të gjithë kujtesën e brendshme të kompjuterave tanë. Këtu përfshihen edhe celularët që përdorim përditë.

Sipas ekspertëve, për Spectre nuk ka një zgjidhje të kollajtë, pasi kjo mund të kërkojë ridizenjimin e krejt mikroprocesorit. Sa për Meltdoën, zgjidhja që ofrohet mund të shkaktojë ngadalësimin deri në 30 përqind të kompjuterave.

Sidomos Meltdown është një problem për shërbimet kompjuterike si Amazon, Google dhe Microsoft që përdorin cloud-in. Të mërkurën në mbrëmje Google dhe Microsoft thanë se kishin nxjerrë përditësime që i adreson problemet.

Ndërkohë për përdoruesit e kompjuterave personalë, hacker-ave do u duhej që të instalonin fillimisht një aplikacion në kompjuterat e përdoruesve, si përshembull me email.

Me sa duket, dëshira jonë për kompjutera dhe celularë gjithmonë e më të shpejtë, nuk vjen pa kosto. Dhe jo vetëm financiare. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *