Home»Sport»Ka të drejtë Pep Guardiola, që zemërohet me futbollin anglez

Ka të drejtë Pep Guardiola, që zemërohet me futbollin anglez

Pep Guardiola ringjalli debatin e përjetshëm që shpërthen në Premier League çdo sezon, me ndryshimin e vitit kalendarik: mbingarkesat e ndeshjeve në Angli. “Ata do t’i vrasin lojtarët”, – tha trajneri i Manchester City të martën, duke sulmuar kalendarin anglez të futbollit, pas fitores së ekipit të tij kundër Watford. Një lojë në të cilën trajneri katalanas bëri deri në pesë ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit. Pep nuk është gabim në ankesat e tij. Me të fundit, Manchester City ka luajtur tashmë 25 ndeshje në ligën kombëtare përkatëse, në këtë sezon. Në Itali, Juventusi luajti mbrëmë ndeshjen e tij të 22-të, ndërsa Bayern Munich dhe PSG shkojnë për pushime në Gjermani dhe Francë, respektivisht me 20 ndeshje “nën rripin e tyre”. Një rezultat që do ta arrijë sot Barcelona, kur të luajë në Kupën e Mbretit ndaj Celta.

Në total, për të pushtuar Premier League dhe dy Kupa Angleze (FA Cup dhe ajo e ligës, tani e quajtur “Carabao Cup”), Manchester City do t’i duhet të luajë 50 ndeshje, pa numëruar “zëvëndësimet” e mundshme, të cilat, në një rast ekstrem, mund ta rrisin shifrën në 53 ndeshje. Në Gjermani, megjithatë, numri maksimal i ndeshjeve është 40. Prej tyre, 34 ndeshje në Bundesliga (që ka 18 ekipe) dhe gjashtë ndeshje në Kupën e Gjermanisë. Ekipet italiane që luajnë në Europë mund të luajnë deri në 43 ndeshje. Spanjollët, me Kupën e Mbretit nga dy ndeshje për raund, shkojnë dëri në 47. Francezët, të cilët si Anglia kanë dy Kupa, përjashto konkurrencën europiane, kanë një maksimum prej 48 angazhimesh kombëtare. Në Portugali, e cila gjithashtu ka dy Kupa, por një ligë prej 18 ekipesh, shkon deri në 45 ndeshje.

Këto 50 ndeshje e bëjnë të pamundur që futbolli anglez të zbatojë një pushim dimëror, sikurse e gëzojnë ligat e tjera europiane. Më e shkurtër është ajo e Spanjës, e cila, me shpërndarjen e orarit të ditës së fundit të La Liga-s për 2017, ka pasur vetëm dhjetë ditë pa kompeticion. Real Sociedad, i eliminuar nga Kupa e Mbretit, do të arrijë në 16 ditë pushim. Franca ka 16 ditë pushime dimërore; Italia, ku është luajtur për Krishtlindje, do të ndalet dy javë pas ditës së “Reyes”. Gjermania, e cila zakonisht gëzon një pushim më të gjatë, do të qëndrojë këtë kohë 22 ditë pa futboll, pavarësisht nga çdo gjë më e shkurtër se zakonisht, pasi e ka pasur më të ngjeshur kalendarin për Kupën e Konfederatave verën e kaluar dhe Kupën e Botës tjetër.

Konsiderata:

– Janë marrë parasysh garat kombëtare të Ligës dhe Kupës. Përjashtohen garat europiane, Superkupat kombëtare dhe europiane, si dhe Botërori për Klube.

– Numri i ndeshjeve mblidhet në bazë të atyre që i kanë luajtur, ose mund t’i luajnë skuadrat pjesëmarrëse në garat europiane. Në disa kupa kombëtare (Kupa Italiane, ose Kupa e Ligës së Anglisë dhe Francës), ekipet e tjera të divizionit të parë hyjnë në garë në raundet e mëparshme.

– Pushimet dimërore janë ditët kur nuk ka konkurrencë. Varësisht nga kalendari i çdo klubi, mund të jetë më i gjatë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *