Home»Keshilla»Jeni ndarë? Atëherë nuk duhet t’i bëni këto gjëra!

Jeni ndarë? Atëherë nuk duhet t’i bëni këto gjëra!

Kur një çift ndahet, fatkeqësisht njëri nga të dy partnerët vuan më shumë se tjetri. Kjo ndodh më shpesh me vajzat. Fshijini lotët, ne e dimë që një gjë e tillë është e vështirë, por herët apo vonë edhe ju do e keni pranë personin e duhur për ju. Ndërkohë që prisni princin e kaltër,këto janë gabimet që duhet t’i shmangni nëse jeni ndarë nga dikush.

  1. Mos i dërgoni mesazh ish-it tuaj.

Përderisa ju ende ndjeni për të dhe ai gjithsesi ju la, duhet të kuptoni se ai nuk meriton asgjë prej jush. Kujtoni pak sa herë jeni ndjerë keq, apo jeni përlotur për të. Mendoni se e meriton që ju t’i shkruani mesazh “Më mungon, të lutem më jep një mundësi të dytë”? Mos kërkoni mundësi të reja, apo falje tek një person që duhet ta bëjë këtë gjë me ju. Duhet të jetë ai që t’ju kërkojë të falur, si dhe një mundësi të dytë, përderisa ishte ai që ju la pa e vrarë mendjen për mënyrën se si ju do të ndiheshit. Ndaj, kur të jeni vetëm, kur të dilni me shoqërinë, si dhe kur të bëni çfarëdo gjëje tjetër, mos i shkruani mesazh. Mundësisht lëreni celularin në shtëpi, kur dilni nga shtëpia.

  1. Mos u shtirni sikur jeni mirë.

Kur ndahemi me një person, kemi tendencën të aktrojmë sikur çdo gjë po shkon mirë me jetën tonë. Gjëja e vetme që e ndiejmë se duam ta bëjmë, është të pimë sa më shumë alkool për të humbur mendjen. Duke i mbajtur ndjesitë e vërteta të fshehura dhe duke shfaqur gjëra që nuk i ndiejmë vërtet, ne e rëndojmë më shumë situatën. Do të ndihemi akoma më keq. Ndaj, mundohuni të hapeni me shoqen tuaj më të ngushtë dhe tregojini mbi ndjesitë tuaja, tregojini mbi mendimet tuaja. Nisni një sport, bëni shëtitje, dëgjoni muzikë me mesazhe optimiste, mendoni gjëra të bukura. Bëni çdo gjë për ta hequr atë nga mendja dhe për t’u ndjerë më mirë vetë.

  1. Mos e telefononi.

Kjo është gjëja më e gabuar që mund të bëni. Ajo që shumë femra bëjnë pas ndarjes, është ta ritelefonojnë ish-in e tyre, shpesh me numër privat. Kuptoni diçka, ai më parë nuk merrte shpesh telefonata me numër privat, ndërkohë fiks pas ndarjes suaj, nisin telefonata të tilla. Kuptohet qartë se ai do e dallojë kush i bën lojëra të tilla dhe nuk është gjë e mirë të tregoni dobësi ndaj dikujt që ju la, edhe pse e dinte se ju e donit shumë. Nisni të mendoni për veten tuaj. Vlerësojeni fillimisht veten dhe do të kuptoni se ai person nuk meriton asgjë nga ju. Ndoshta është një sfidë e madhe ta kaloni ditën e vetme, por në momentin që do t’ia dilni në këtë aspekt, do të kuptoni se sa të bukura janë edhe detajet e vogla, si psh. të ulesh në një divan e të shohësh një film.

  1. Mos u përpiqni ta bëni xheloz.

Kuptoni se ju vleni më shumë se kaq. Nuk keni pse të bini në nivele të tilla. Mendoni vetëm pse jeni ndarë dhe nëse ia vlen ta bëni atë sërish për vete. Ne e dimë se meshkujt janë ata që rikthehen, por nuk është e nevojshme të bësh xheloz dikë që nuk do t’ia dijë më për ju. Kështu e ulni ju veten, ndaj mos i bëni lojëra të tilla. Kuptoni se ajo që përfundoi, përfundoi. Nuk keni pse të riktheheni sërish me dikë që mund t’ju lërë përsëri. Ju meritoni të gjeni dikë që kërkon t’ju mbajë sa më pranë vetes. Përpiquni të gjeni personin e duhur dhe jo të kapeni pas të gabuarit.

  1. Mos u përpiqni të kërkoni ngushëllim në krahët e dikujt tjetër.

Ju ndiheni të lënduara dhe kjo gjë është shumë normale. Ajo që nuk është normale, është të përpiqeni të largoni mërzitjen tuaj me dikë tjetër. Nuk po them se nuk është e drejtë të bini në dashuri me dikë tjetër. Ju keni të drejtë të dashuroni dhe të ndiheni të dashuruara, por respektoni kohën e duhur. Nuk është normale të duash menjëherë dikë, pasi je ndarë me dikë tjetër. Që të nisësh një lidhje, fillimisht kërkohet kohë për ta njohur disi personin tjetër dhe për të kuptuar se ju mund të keni një të ardhme së bashku. Mos u nxitoni në këtë aspekt, pasi mund të merrni një lëndim të dyfishtë. Lidhjet e krijuara shpejt, pa u menduar gjatë, janë të parat që dështojnë, ndaj mos u nxitoni dhe lërini çdo gjëje kohën e duhur. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *