Home»Bota»Ivanka ndryshoi biografinë në Twitter dhe njerëzit janë zemëruar

Ivanka ndryshoi biografinë në Twitter dhe njerëzit janë zemëruar

Ivanka Trump përditësoi kohët e fundit biografinë e saj në Twitter, dhe hoqi një frazë kyçe që shpallte mbështetjen e saj për fuqizimin e grave.

Në bio më parë shkruhej:

“Bashkëshorte, nënë, motër, bijë. Sipërmarrëse dhe avokate për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe vajzave. Kjo është faqja ime personale. Pikëpamjet e shprehura janë të miat”.

Tani shkruhet:

“Bashkëshorte, nënë, motër, bijë. Këshilltare e POTUS (President of the United States) për krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin ekonomik, zhvillimin e forcës punëtore dhe sipërmarrjes. Faqe personale. Pikëpamjet janë të miat”.

Ky ndryshim ka zemëruar shumë njerëz, sidomos gra, të cilat kanë reaguar me mesazhe në faqen e saj zyrtare.

“E trishtë, por t paktën nuk bën më gjoja”, shkruan njëra. Ndërsa një tjetër komenton: “Ndoshta më në fund e ka kuptuar se nuk ka pikë besueshmërie si mbështetëse e fuqizimit të grave”.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *