Home»Horizonti.al»Shkence»“Ikën” për herë të tretë nga kjo botë, një nga pionerët e hapësirës që zbriti dy herë në Hënë

“Ikën” për herë të tretë nga kjo botë, një nga pionerët e hapësirës që zbriti dy herë në Hënë

Nasa informoi se astronauti John Young, njeriu i nëntë që mbërriti në hënë dhe që udhëtoi 6 herë në hapsirë me programet Géminis, Apollo dhe anijen hapsinore, vdiq në moshën 87 vjeçare. Young vdiq këtë të premte si pasojë e një pneumonie. Nasa dhe bota humbën një pioner. “Karriera e Young-ut përfshiu tri gjenerata të udhëtimeve hapsinore,” – u shpreh i keqardhur drejtori i brendshëm i Nasës, Robert Lightfoot. – “Kujtoj që Young kishte një aftësi të çuditshme për të hyrë në zemër të një problemi teknik dhe ishte ai që bënte pyetjen perfekte e ndjekur nga fraza e tij ikonë: Vetëm pyet….” Nasa qartësoi se Young, i lindur në Kaliforni, kishte qenë dy herë në Hënë, eci mbi sipërfaqen e saj dhe ishte pjesë e misionit të parë “anije hapsinore”. Astronautët amerikanë shprehin keqardhjen për vdekjen e Young-ut, mes tyre Scott Kelly që e cilëson si një legjendë të vërtetë. “Ishe një nga heronjtë e mi si astronaut dhe si eksplorator, do të na marrë malli për pasionin tënd për hapsirën”, – u shpreh astronauti Terry Virts.

Young, inxhinier hapësinor, aviator dhe ish ushtarak marine u tërhoq nga Nasa në vitin 2004, ishte pjesë e Apollo 16 në Hënë në vitin 1972 dhe 9 vite më vonë inaguroi programin anije hapsinore. Ai ishte ndër të parët pilotë që pilotoi disa anije të reja hapsinore si Grissom, Gemini 3 dhe si komandant STS-1 të anijes hapsinore që disa e quajnë prova më e guximshme në historinë e hapsirës. Ishte përzgjedhës i astronautëve, në autobiografinë e tij është shprehur se ndihet përgjegjës për aksidentet në anijet Challenger (1986) dhe Columbia (2003). Si pilot bëri ngritjen më të shpejtë me një avion F-4 Phantom II, para se t’i bashkohej Nasës. Gjatë karrierës së tij 42 vjeçare realizoi 6 fluturime hapsinore dhe është klasifikuar si i vetmi që ka pilotuar dhe ka komanduar 4 lloje të ndryshme anijesh. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *