Home»AAARretherrotull»Horoskopi i datës 03 janar 2018

Horoskopi i datës 03 janar 2018

Dashi

21.03-20.04

Kur filloni të mërziteni për dikë ose për diçka, merrni frymë thellë para se të futeni në situata konfrontimi. Bëni ndonjë shëtitje. Gjeni ndonjë vend ku mund të jeni vetëm dhe të zbrazni mllefin e dhimbjen pa lënduar askënd. Diçka e ngjashme me një tubim mund të ndikojë në krijimin e një atmosfere me tensione. Mund të mos jetë e qartë se si po ndodh kjo por rivaliteti personal mes miqve dhe kolegëve mund të jetë arsyeja kryesore.

Demi

21.04-20.05

Mos i praktikoni alarmet edhe nëse shefi juaj kërkon që të punoni dyfishin e asaj që bëni zakonisht. Do të merrni shumë kërkesa. Në fakt mund të befasoheni edhe Ju kur të merrni aq shumë përgjegjësi dhe detyra. Do të befasoheni se si një mëngjes i nisur keq do të pasojë me një pasdite perfekte. Të gjitha çështjet do të zgjidhen deri në fund të ditës.

Binjakët

21.05-20.06

Nëse keni mbetur mbrapa konkurrentëve të tjerë, me shumë lehtësi mund të ktheheni në vendin e liderit nëse punoni shumë sot. Një sfidë e vërtetë do t’ua ngrejë adrenalinën. Idetë e reja që do të ndani me të tjerët do t’ju ndihmojnë për të shënuar progres të jashtëzakonshëm. Keni arritur rezultate të mira disa muaj më herët dhe e dini se kjo është e mundur. Do të ndiheni më mirë se asnjëherë tjetër.

Gaforrja

21.06-20.07

Një vend që do të vizitoni sot, do t’ju tërheqë vëmendje nostalgjie edhe pse ka kohë që ai vend nuk paraqet asgjë për ju. Kujtimet do t’ju pushtojnë dhe duke ju sjellë vështirësi përqendrimi. Për këtë arsye, lejoni që të tjerët t’i marrin iniciativat. Mund të relaksoheni duke i lënë të tjerët t’i bëjnë gjërat e vështira derisa ju kënaqeni me ndonjë udhëtim të përkohshëm dhe mbushni prapë bateritë.

Luani

21.07-20.08

Marrëveshjet brenda martesës ose lidhjes mund të mos kenë nevojë për sakrificë, por e gjitha ka të bëjë me kompromis. Do të ndodheni në një situatë të vështirë pasi do të keni rast të ndani të njëjtën dhomë me disa persona. Shanset që t’i bashkoheni një marrëveshjeje mund të anulohen. Kjo mund të jetë diçka që ka të bëjë me të kaluarën e personit tuaj të dashur. Këto situata mund të mos jenë të lehta për t’u pranuar. Por mos e bëni edhe më të vështirë.

Virgjëresha

21.08-20.09

Një aktivitet i ri që do ta bëni në kohën e lirë do të ketë ndikim të madh psikologjik. Mund ta pyesni veten se si keni mundur të lejoni të supozoni se jeni argëtuar. Më pas do të qesheni me këtë fakt dhe do të pranoni se keni pasur edhe momente kënaqësie. Ushtrimet ose aktivitetet sportive janë ato që kanë rrëmbyer interesimin tuaj dhe do të zbuloni se keni prirje për to.

Peshorja

21.09-20.10

Koha që u është dhënë për të kompletuar një projekt do të përfshijë edhe udhëtimet dhe hulumtimet e nevojshme. Mendoni me kujdes para se të pranoni “afatin” për kryerjen e ndonjë pune nëse vëreni se do të jetë e pamundshme ta përfundoni brenda kohës. Një sfidë që do të keni, do t’ju bëjë të ndiheni të ngazëllyer. Por mendoni për të vazhduar përpara. Qëllimet mund t’ju japin pamje pozitive por këto duhet të arrihen.

Akrepi

21.10-20.11

Dhimbja, pikëllimi dhe zemërimi do të rikthehen përsëri derisa ju të jeni të gatshëm të përballeni me to dhe jo t’i bllokoni ndjenjat. Mund të mos jetë e përshtatshme t’i lejoni njerëzit të vërejnë emocionet tuaja por sa më shpejt që tregoni kush jeni, aq më lehtë do t’i pranoni të tjerët për atë që janë. Megjithëse është e pasigurt dhe dyshuese dhe do t’ju bëjë të ndiheni konfuz, është diçka që duhet ta bëni.

Shigjetari

21.11-20.12

Nuk ka asnjë të keqe nëse vlerësoheni edhe nëse jeta juaj nuk po shkon në drejtimin e duhur. Merrni në konsideratë atë që keni nevojë dhe që mund t’i sjellë më shumë kuptim jetës suaj. Duke studiuar me ndonjë mësues shumë mbresëlënës do të keni mundësi të shpalosni aftësitë tuaja kreative. Mund të krijoni disa situata më intime në lidhjen tuaj përmes hapave që dikujt ia kanë shpëtuar jetën.

Bricjapi

21.12-20.01

Ajo që dëshironi nuk është plotësisht ajo që mund ta keni, sidomos në kryerjen e një favori për dikë. Gjithmonë keni qenë një person praktik, por nuk ka mënyrë për t’u vetëkënaqur nga një punë që nuk ka të bëjë me inteligjencën, kreativitetin apo imagjinatën. Do ta bëni këtë vetëm pse dikush ka gjetur një arsyetim për t’i ikur përgjegjësisë. Mos e bëni gabimin e njëjtë dy herë.

Ujori

21.01-20.02

Një nivel i madh besimi do të bëjë që të krijoni një lidhje edhe më të afërt dhe të dy do të keni më shumë mirëkuptim për njëri-tjetrin. Duke ndarë të njëjtat dëshira shpirtërore dhe materiale do t’ju ndihmojë të afroheni më shumë. Do të bini në kontakt me një person që mund të jetë çelësi i suksesit të karrierës suaj. Megjithëse puna nuk është prioritet juaji kryesor kur keni në mendje punë të tjera, do të mund të përfitoni shumë nga kjo mundësi.

Peshqit

21.02-20.03

Gjeni mundësi për të përfituar dhe shfrytëzoni mirë kohën për të marrë një detyrë që i jeni shmangur. Arsyetimet që keni pasur kanë qenë shkaku pse duhet të bëni marrëveshjen në momentin e fundit. Megjithëse jeni kureshtar për arsyen e vërtetë, nuk do ta gjeni përgjigjen. Mënyra e vetme për ta zbuluar të vërtetën është nëse bëni pak hulumtime. Kujdesuni që qasja juaj profesionale të jetë e duhura dhe të lini përshtypje të mira.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *