Home»Bota»Gjykata e lartë e Tajvanit detyron një djalë t’i paguajë nënës së tij 744.000 USD, si shpërblim për mirërritjen e tij.

Gjykata e lartë e Tajvanit detyron një djalë t’i paguajë nënës së tij 744.000 USD, si shpërblim për mirërritjen e tij.

Gjykata e lartë e Tajvanit detyroi një dentist që t’i paguante nënës së tij një shumë afërsisht 744.000 USD si rimbursim për paratë që ajo kishte shpenzuar për ta rritur dhe edukuar djalin. Gjykata konfirmoi këtë të martë një verdikt në të cilin i riu 41 vjeçar i identifikuar me emrin Chu, duhej të respektonte kontratën e firmosur me nënën e tij para 20 vjetësh, në të cilën ai premtonte ta rimbursonte me para. Paditësja me mbiemër Lo është divorcuar nga bashkëshorti i saj në vitin 1990 dhe i ka rritur të dy djemtë me shpenzimet e veta. Lo e shqetësuar se askush nuk do të kujdesej për të kur të mplakej firmosi me të dy djemtë kontrata, kur ata i kishin mbushur 20 vjeç, sipas së cilës duhej t’i paguanin asaj 60% të fitimeve neto të të ardhurave të tyre.Sipas burimeve lokale e ëma i akuzon të dy djemtë për injorim kur të dy filluan nga një marrëdhënie, duke thënë se edhe të fejuarat e tyre i kishin dërguar letra asaj përmes avokatëve ku i kërkonin që të mos i shqetësonte të dy djemtë. Ajo e bëri kërkesë padinë qysh para 8 vitesh, kur ata filluan të mohojnë përmbushjen e kontratës. Djali i madh ra dakord t’i paguante asaj 170 000 USD për ta zgjidhur çështjen. Djali i vogël e mohoi kontratën sepse sipas tij ajo thyente “zakonet e mira” meqë rritja e një fëmije nuk duhej të përcaktohej në kushte finaciare dhe shkoi në gjykatë kundër nënës së tij. Ajo e apeloi, meqë gjykata e shkallës së parë favorizoi djalin e saj. Më në fund gjykata e lartë e konsideroi të vlefshme kontratën, meqë Chu ishte një i rritur në momentin e firmosjes dhe si dentist ishte në gjendje t’i paguante nënës së tij shumën përkatëse. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *