Home»Bota»Gjermani, Groesse Koalition është i mundur

Gjermani, Groesse Koalition është i mundur

“Mendoj se mund të bëhet”. Angela Merkel është shprehur optimiste këtë mëngjes në Berlin, duke hyrë në seancën e parë të bisedimeve për një Koalicion të Madh. “Gjithësesi e kam të qartë se në ditët e ardhshme kemi përpara një sasi të madhe pune për të bërë”, ka shtuar. “Të gjithë kemi vullnetin për të realizuar këtë gjë dhe mbërritur në një rezultat të mirë”.

Në Gjermani u votua në 24 shtator, dhe përpjekja e parë për të rijuar qeverinë mes Unionit, Liberalëve dhe të GJelbërve dështoi.

Udhëheqësi i socialdemokratëve, Martin Schulz kishte shpalur se dëshiron të qëndrojë në opozitë, por pas presioneve të forta, të brendshme dhe të jashtme – ka ndërhyrë edhe Emmanuel Macron – ka marrë nga partia mandatin për të provuar krijimin e një qeverie të re me Merkelin. Tratativat kanë nisur sot. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *