Home»Horizonti.al»Shkence»Enigmat e hënave të humbura

Enigmat e hënave të humbura

Jemi mësuar me zbulimin e planetëve. Çdo njoftim i Nasës na rizgjon shpresat që ky zbulim të vijë me lajme të mira nga ku mund të ketë jetë. E megjithatë nuk po zbulohen hena…Sipas ekipit të universitetit Cornell në Nju Jork, universi mund të jetë i mbytur me objekte të vetmuara që kanë lindur si hëna, por që janë përjashtuar dhunshëm nga sistemet e tyre planetare. Ky kërkim është publikuar në arXiv.org. Një nga arsyet se pse nuk janë gjetur hëna është se janë shumë të vogla me botët që orbitojnë dhe që gjenden në distanca që sfidojnë limitet e zbulimit të instrumenteve tanë më të mirë.

Nuk i shohim sepse nuk janë aty ose të paktën jo në sasinë e pritur. Për të arritur në këtë përfundim, astronomët Yu-Cian Hong nga universiteti Cornell dhe Sean Raymond nga qendra kombëtare e kërkimeve shkencore në Francë kryen një sërë simulimesh informatike që kishin për objekt zbulimin se çfarë mund të ketë ndodhur me hënat e një sistemi planetar në formim e sipër. Dimë që planetet formohen në mes të një kaosi fillestar të një sistemi yjesh të sapoformuar, një mjedis i dhunshëm dhe i ashpër ku përplasjet mes botëve në formim janë të zakonshme. Planetët kërkojnë një orbitë të qëndrueshme dhe shtyjnë njëri-tjetrin dhe zhvendosen. Ky proces është shkatërrimtar për hënat rreth këtyrë planetëve. Në fakt modeli i krijuar nga ekipi i Hong dhe Raymondit tregon qartazi që hënat fillestare përjashtohen nga planetët në 80-90% të rasteve. Pjesa më e madhe e këtyre hënave humb pa kthim prapa në hapsirë. Sipas Raymond, Udha e Qumështit mund të ketë mes 1dhe 100 hëna që enden pas çdo ylli që ekziston, çka do ta rriste numrin e tyre në disa qindra milionë vetëm në galaksinë tonë. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *