Home»Histori»Ce soir (1939): Ja kërkesat e Italisë fashiste, që Mbreti Zog refuzoi para pushtimit të Shqipërisë

Ce soir (1939): Ja kërkesat e Italisë fashiste, që Mbreti Zog refuzoi para pushtimit të Shqipërisë

Nga Aurenc Bebja*

Francë – 12 Janar 2018

Gazeta franceze, “Ce Soir”, ka botuar, të martën e 11 prillit 1939, në faqen n°3, gjashtë kërkesat e Italisë fashiste për të sunduar Shqipërinë, të refuzuara asokohe nga Mbreti Zog.

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell përmbajtjen e tyre për lexuesin shqiptar :

“Dibër, 10 prill. – Një personalitet shqiptar dha detajet e mëposhtme mbi kërkesat italiane të refuzuara nga Mbreti Zog, Qeveria dhe Parlamenti i Tiranës përpara pushtimit.

Këto ishin kërkesat në vijim, të cilat pasqyrojnë regjimin që Italia i rezervonte Shqipërisë së mundur :

1.Të drejtën për të zbarkuar forca ushtarake në çdo kohë dhe kudo në territorin e Shqipërisë;

2.Mbikëqyrje dhe kontroll nga autoritetet ushtarake italiane në të gjitha punët publike shqiptare : fortifikimet, rrugët, urat, portet etj.;

3.Garantim të të gjitha të drejtave civile të gëzuara nga shtetasit shqiptarë për italianët që jetojnë në Shqipëri, duke përfshirë gjithashtu të drejtën për të qenë deputet, ministër, etj.;

4.Heqjen e Ministrisë së Jashtme, interesat shqiptare jashtë vendit do të përfaqësohen nga punonjësit diplomatikë dhe konsullorë italianë;

5.Emërimin e sekretarëve të përgjithshëm italianë në të gjitha ministritë shqiptare;

6.Ministri italian në Tiranë do të jetë anëtar i qeverisë shqiptare dhe, nga ana tjetër, ministri shqiptar në Romë do të jetë anëtar i qeverisë fashiste.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

https://www.darsiani.com/la-gazette/ce-soir-1939-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *