Home»AAARretherrotull»BMW këtë vit prezanton modelin e ri X4 (Foto)

BMW këtë vit prezanton modelin e ri X4 (Foto)

Edhe pse gjenerata e parë e BMW coupe crossover në treg është vetëm që katër vjet, prodhuesi gjerman tashmë ka përgatitur pasuesin.

Bernhard Kuhnt, njeriu i parë i BMW-së për Amerikën Veriore, konfirmoi në sallonin e veturave në Detroit, se këtë vit do të lansojnë modelin e ri BMW X4.

Ai nuk ka dashur të japë detaje tjera për pasuesin e modelit aktual, por fotografët spiunues kanë arritur kah fundi i vitit 2017 të xhirojnë prototipin e maskuar të X4 gjatë testimit.

Modeli i ri do të jetë në platformën mekanike CLAR, në të cilën është i bazuar edhe BMW X3, dhe për këtë arsye do të jetë më i lehtë se sa gjenerata e parë. Përveç kësaj,  X3 dhe X4 do të ndajnë të njëjtën paletë të motorit.

Tash për tash nuk dihet data e premierës, por BMW X4 me siguri se do të prezantohet në ndonjërën nga panairet më të mëdha të automobilave në botë, më 2018. /kp/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *

SHARE

BMW këtë vit prezanton modelin e ri X4 (Foto)

Send this to a friend