Home»Horizonti.al»Shkence»Arkeologët mendojnë se kanë gjetur një model të lashtë të Universit, nën ujë

Arkeologët mendojnë se kanë gjetur një model të lashtë të Universit, nën ujë

Arkeologët meksikanë kanë identifikuar një gur “tetzacualco” – ose altar – që ata mendojnë se mund të jetë ndërtuar si “një model miniaturë i Universit”.

Struktura ndodhet në një pellg në anë të vullkanit Iztaccihuatl pranë qytetit të Meksikos, në një vend të quajtur Nahualac.

Në disa prej legjendave të lashta të Mezoamerikës që lidhen me krijimin e botës, krokodili përbindësh Cipactli erdhi mespërmes ujërave të parë dhe nga trupi i tij u krijuan toka dhe qielli.

Me vendin e shenjtë në mesin e një pellgu, arkeologët që e zbuluan sugjeruan se ai paraqet këtë histori të origjinës për fillimin e kohës dhe hapësirës – “një model miniaturë i Universit”. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *