Home»Enciklopedike»Arkeologët izraelianë gjejnë një vulë, që konfirmon një histori biblike të Jeruzalemit

Arkeologët izraelianë gjejnë një vulë, që konfirmon një histori biblike të Jeruzalemit

Arkeologët izraelianë njoftuan zbulimin e një vule mijëvjeçare që do të konfirmojë ekzistencën e një guvernatori të Jeruzalemit që deri më tani vetëm sa ishte përmendur në Bibël. Artefakti u zbulua afër Murit të Lotëve në qytetin e shenjtë dhe përmban një shkrim në hebraisht si “I përket guvernatorit të qytetit”. Supozohet se ka qenë pjesë e një dërgese ose është dërguar si souvenir në emër të një funksionari, një nga autoritetet më të shquara të zonës në atë kohë. Ka përmasat e një monedhe të vogël dhe pasqyron dy meshkuj në këmbë që shihen përballë dhe me veshje me viza deri në gjunjë. “Ky zbulim mbështet regjistrimet biblike të ekzistencës së një guvernatori të qytetit të Jeruzalemit qysh prej 2700,” – u shpreh arkeologia Shlomit Weksler-Bdolah. Sipas arkeologëve është hera e parë që gjendet një vulë me një përshkrim të saktë të dërgesës. Guvernatori i Jeruzalemit përmendet dy herë, por kurrë nuk është gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike dhe këtu qëndron rëndësia e këtij zbulimi. Dërgesa e zgjedhur nga mbreti shfaqet në librat e mbretërve dhe në kronikat e testamentit antik. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *