Home»Magazine»Kulture»ANKANDI / 112 letra dashurie të Simone de Beauvoir. Plot me pasion të çmendur

ANKANDI / 112 letra dashurie të Simone de Beauvoir. Plot me pasion të çmendur

Sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s, kineasti Claude Lanzmann shiti 112 letra dashurie që ia kishte dërguar francezja e famshme Simone de Beauvoir. Regjisori i dokumentarit mbi holokaustin Shoah tha se u detyrua të përshëndetej me korrespondencën  për shkak të një ligji skandaloz trashëgimie në Francë që lejon kalimin e trashëgimive të  të gjitha shkrimeve të një autori të afërmëve shpesh herë të panjohur duke vjedhur destinatarët e vërtetë të kësaj korrespondence. “Sipas këtij ligji përkatësia e asaj që shkruhet është e atij që e shkruan dhe jo e marrësit,” – u shpreh Lanzmann. Letrat janë plot pasion çmendurie që çifti shkëmbeu gjatë aventurës së tyre prej 7 vitesh në dekadën 1950 e nuk janë publikuar kurrë. Christie’s njoftoi se këto u blenë nga universiteti i Jeillit që kishte tashmë dorëshkrime dhe arkiva personale të Beauvoir-it. “Nuk e kam menduar kurrë t’i publikoj këto letra,” – tha Lanzmann, 93 vjeç që ishte sekretar i filozofit dhe dramaturgut Jean-Paul Sartre, partneri për shumë vite i Beauvoir-it. Çifti i artë i intelektualizmit francez të gjysmës së shek XX mbajti një marrëdhënie të hapur në të cilën shijonin dhe inkurajonin një seri dashurish mes tre personave.

Lanzmann që ishte 17 vjeç më i vogël se Beauvoir u dashurua me të kur ishte redaktor në revistën “Les Temps Modernes”, e ngritur nga çifti pas Luftës së Dytë Botërore. Agnes Poirier, autore e “Left Bank”, një libër sesi idetë që modeluan botën moderne lindën në kryeqytetin francez gjatë revoltave intelektuale në dekadën e viteve 40 thotë që Lanzmann-i ishte i vetmi burrë me të cilin Beauvoir-i  bashkëjetoi. Me Sartrin mbajtën gjithmonë jetë të ndara, por ajo i lejoi Lanzmann-in të shpërngulej në shtëpinë e saj. Ai ishte 26 vjeç dhe ajo 44 kur filluan një romancë dhe ai gjithmonë i thoshte asaj se ishte një dashnore shumë e apasionuar. “Pas të 40-ve Beauvoir nuk ndihej një grua e dëshirueshme, por me të ajo jetoi një rini të dytë, – shpreh Poirier, – dhe autorja e “Seksi i dytë” jetoi në një rilindje.” Ashtu si me Sartrin edhe me Lanzmann-in mbajti një marrëdhënie të hapur, por ajo e mori shumë për keq kur zbuloi se ai kishte një aventurë dhe nuk ia kishte thënë. “Ajo nuk e gjykonte se pse e kishte, por pse nuk ia kishte thënë,” – shtoi shkrimtarja. Sipas bibliotekës së Jeillit që për momentin e lejon leximin e letrave vetëm në sallë leximi, pjesa më e madhe janë shkruar ndërkohë që Beauvoir ishte në udhëtim me Sartrin gjatë vizitave të saj në Rusi, Kinë, Japoni dhe në Kubë. / Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *