Home»Keshilla»2018-a s’ka vend për “vampirët e energjisë”. Tre arsye për t’i larguar nga jeta juaj

2018-a s’ka vend për “vampirët e energjisë”. Tre arsye për t’i larguar nga jeta juaj

Çfarë e ka mbytur progresin tuaj në vitin 2017? Tani që viti i vjetër iku, mund të themi se viti 2018 nuk ka vend për vampirë të energjisë në jetën tuaj.

Sidoqoftë, nuk janë vampirët energjikë të cilët e largojnë ju progresin tuaj, por është mënyra juaj e menaxhimit të tyre. Mirësia ndaj atyre që ju marrin energji, mbyt përparimin tuaj. Një vampiri energjik nuk i bëhet vonë për mirëqenien tuaj, por do të përpiqet të shikojë vetëm për nevojat e tij, duke u përpjekur të errësojë dritën tuaj. Por, në momentin kur largoheni prej tyre, do të ndërprisni të gjitha kontaktet.

Që të përballoni sa më mirë vitin 2018, përpiquni të jeni të fortë dhe të vetëdijshëm, dhe rrini larg prej atyre që duan t’ju rrinë pranë vetëm për t’ju thithur energjitë.

1. Thoni jo, me çdo fibër të trupit tuaj.

Sa herë që e bëni, shtoni energji dhe vitalitet në trupin tuaj. Kur thoni “Po”, në një kohë që mendoni të thoni jo, ju zvogëloni vibrimin tuaj të energjisë. Mësoni të praktikoni artin e të thënit “Jo”, pa pasur nevojë të justifikoheni.

2. Gjeni forcën tuaj

Dalai Lama në 18 rregullat e famshme se si të jetojmë, thotë: “Kaloni kohë çdo ditë vetëm”.

Bëhuni të fortë duke mësuar se kush jeni dhe çfarë doni, para se bota të ndikojë mbi ju me fuqinë e saj. Kontrollojeni veten, gjeni fuqinë tuaj dhe jini arkitekti i fatit tuaj. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të kaloni kohë vetëm për të reflektuar dhe për të menduar për veten tuaj.

3. Mos shikoni të kaluarën, por filloni të mendoni për të ardhmen tuaj

Në vend që të rrini në të kaluarën, filloni të mendoni për atë që e ardhmja mund t’ju japë. Në vend të ndjenjave të hidhërimit për atë që ndodhi, mësoni të doni dhe zbatoni mësimin e mësuar në të ardhmen tuaj. Kërkoni mënyra për ta bërë jetën tuaj të këndshme dhe interesante.

Ndërsa përpiqeni të bëni ndryshime në jetën tuaj, ditët tuaja do të pësojnë një ndryshim të thellë. Mos harroni se viti 2018 nuk ka vend për vampirë energjikë në jetën tuaj dhe ju takon të shkurtoni lidhjet me këta njerëz, të mbroni paqen tuaj dhe të hyni në vitin 2018 pa çrregullime energjie.

2018 është një vit përparimi personal dhe për këtë duhet të liroheni nga ajo që ju peshon. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *