Home»Magazine»Kinema & TV»10 vite nga vdekja e Heath Ledger-it

10 vite nga vdekja e Heath Ledger-it

Heath Ledger hyri në histori si një yll i kinemasë dhe si një nga aktorët më të mirë që ka interpretuar ndonjëherë personazhin e Joker-it. Vdiq parakohe në moshën 28 vjeçare duke lënë pas një karrierë të shkurtër, por të shkëlqyer: 10 arsye për të të urryer, Patrioti, Fati i kalorësit etj. Nj ë nga interpretimet e tij më të njohura  është edhe roli i protagonistit në “Brokeback Mountain”, film i Ang Lee-s që rrëfen historinë e dashurisë mes dy lopçarëve dhe për të cilën mori nominimin e tij të parë për çmimin Oskar. Interpretimi i tij në sagën e Batmanit i mundësoi disa çmime mes tyre Oskarin pas vdekjes për aktorin më të mirë jo protagonist. Heath Ledger u gjet pandjenja mëngjesin e 22 janarit në apartamentin e tij në Manhatan. Autopsia tregoi abuzime me substanca. Ledger kishte manifestuar probleme të rënda pagjumësie disa muaj më parë, për më tepër deklarime të mëvonshme pas vdekjes pohuan se interpretimi i tij në rolin e Joker-it, personazh me të cilin ai u përfshi plotësisht, kishin rënduar problemet e tij. Nuk u sqarua qartë nëse ishte një vdekje aksidentale. Në periudhën e vdekjes ishte duke xhiruar “The Imaginarium of Doctor Parnassus.” / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *