Home»Rretherrotull»Tri këshilla për të mos qenë e mërzitshme

Tri këshilla për të mos qenë e mërzitshme

Femrat janë ato që i ruajnë më gjatë konfliktet dhe shfrytëzojnë situatat për t’u hedhur në sulm. Por nuk duhet të jetë gjithmonë kështu.

Që ai të mos e përdorë më shprehjen: “E dashur, mjaft!” ndiq këto tri këshilla dhe fillo ndryshimin te vetja.

Harroji konfliktet e vjetra

Në rastin e debateve të zakonshme, përmbahu nga krahasimi i situatave aktuale me ato të kaluara dhe mos bëj gara me partnerin duke i numëruar gabimet dhe të metat reciproke.

Duke u fokusuar në problemin momental dhe duke kontrolluar zemërimin, nuk do t’i përmendësh gjërat nga e kaluara dhe kështu do të zvogëlosh situatën e tensionuar.

Ndrysho veten, jo partnerin

Mendohu mirë dhe kujto ç’të ka bërë të dashurohesh me partnerin dhe a janë më të rëndësishme ato veti, të cilat nuk të pëlqejnë, por edhe mund t’i ndryshosh.

Megjithatë, nëse nuk mund t’i pranosh të gjitha të metat e tij, mos e mundo veten dhe partnerin – kërkoje fatin te tjetri. Përpiqu të gjesh mënyrën se si të merreni vesh në qetësi, ndërkaq me atë rast mos e humb dinjitetin.

Heshtja është flori

Në shumë raste, femrat gjatë konflikteve mbrohen duke biseduar. Nga ana tjetër, meshkujt mbrohen duke u tërhequr dhe duke u mbyllur në vetvete. Gjëja më e keqe te meshkujt është ajo që nuk janë të denjë për të mbrojtur veten duke folur, ndonëse mund të kenë të drejtë.

Kështu, femrat më mirë flasin me një mikeshë sesa me partnerin. E mira është që të kontrollosh situatën dhe të heshtësh, kur mendon se është e nevojshme, në mënyrë që konflikti të mos zhvillohet. /Telegrafi/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *

SHARE

Tri këshilla për të mos qenë e mërzitshme

Send this to a friend