Home»Keshilla»Ti duhet ta jetosh jetën tënde me ëndrra, dhe t’i bësh ëndrrat e tua realitet

Ti duhet ta jetosh jetën tënde me ëndrra, dhe t’i bësh ëndrrat e tua realitet

Mos i lejo të tjerët të të thonë se ti nuk mund ta bësh dot diçka. Nëse ke një ëndërr, duhet ta mbrosh atë. Të tjerët le të thonë se nuk ke për ta bërë realitet atë ëndërr. Ndoshta as vetë ata nuk kanë qenë të aftë t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre. Ti duhet ta jetosh jetën tënde me ëndrra dhe t’i bësh ëndrrat realitet. Nëse e do diçka, përpiqu ta arrish atë.

“Ai nuk ishte i aftë të fliste, deri në moshën 4 vjeçare dhe mësuesja e tij thoshte se ai kurrë nuk do të ishte dikushi në jetë”. Kështu mund të lexosh kudo për Ajnshtajnin, por ja që ai arriti të bëhej një fizikan i famshëm dhe të fitonte çmimin Nobel.

“Gruaja e tij vdiq. Ai dështoi në botën e biznesit. U mund në tetë zgjedhje elektorale”. Kjo ishte me pak fjalë historia e Abrahal Linkolnit, i cili ia doli të ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë uroj të mos dështosh asnjëherë, në të njëjtën mënyrë, siç dështova unë, por disa dështime në jetë janë të pashmangshme. Është e pamundur të jetosh pa u rrëzuar në një moment”. Kështu u shpreh në fjalimin e saj përpara studentëve J. K. Rowling, autorja e Harry Potter që arriti t’ia dilte mbanë ndaj vështirësive dhe të siguronte pozitën që ka sot në shoqëri.

“Unë nuk e fitova punën, por nuk u dorëzova. Nuk u largova. U përgatita për audicionin tjetër, tjetrin pas tij, derisa e fitova atë vend pune”. Kështu u shpreh në fjalimin e tij përpara studentëve të universitetit të Pensilvanisë Daniel Washington, fitues i një çmimi Oscar.

Ka kaq shumë raste suksesi, saqë faqe të tëra nuk do të mjaftonin t’i përmendja. Edhe ti mund të sigurosh historinë tënde të suksesit. Të duhet thjesht të zgjohesh i motivuar dhe të përpiqesh në çdo moment të ditës për të bërë gjërat që do të të çonin drejt fundit të dëshiruar prej teje. Mos u ndal nga pengesat. Mos u ndal nga fjalët. Ato duhet të të motivojnë më tepër për të ecur fuqishëm përpara në jetë. Ti ke gjithë potencialin e duhur të triumfosh, ndaj futju punës që tani. Lëri pas gjërat që të shpërqendrojnë. Koha nuk të pret ty. Ajo ikën, fluturon. Një ditë prej ditësh mund ta gjesh veten të plakur dhe me të njëjtat ëndrrat të parealizuara në sirtar. A do të të dukej kjo një jetesë e denjë? Të kaloje vite të tëra jete pa realizuar ato që dëshiroje?

Nëse nuk do të largohesh nga kjo botë me ëndrra të parealizuara, përpiqu të ndryshosh rrjedhën e jetës tënde. Largohu nga gjërat që të shpërqendrojnë. Fokusohu tek synimi yt dhe përpiqu ta realizosh atë. Asgjë tjetër nuk ka aq vlerë, sa ëndrrat e tua.

Ti mundesh!
Ti mund t’ia dalësh!
Ti do t’ia dalësh! / f.xh. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *