Home»Speciale»Thirrja e kryqëzatave: Nga Mesjeta, në dy luftërat botërore, e deri në kohët moderne

Thirrja e kryqëzatave: Nga Mesjeta, në dy luftërat botërore, e deri në kohët moderne

Sigurisht, ndërkohë që është e lehtë të heqësh paralele mes epokave të mesjetës dhe atë moderne, thirrja për Kryqëzatën e Parë ka një ngjashmëri shumë të kufizuar me sipërmarrjet koloniale dhe imperiale të shekullit 19, sepse ajo u konceptua si një luftë për të rimarrë territore dhe jo si një përpjekje agresive për të pushtuar toka të reja. Megjithëkëtë, një kryqëzatë në kuptimin e luftës për një kauzë të mirë me një të drejtë morale vazhdon të mbetet një koncept i fuqishëm dhe joshës në të gjithë botën perëndimore, ndonëse politikanët sot janë shumë më të kujdesshëm kur e përdorin. Ndërkohë, Saladini, rivali më i madh i kryqëzatave, vazhdon të ruajë një reputacion shumë të lartë si në Islamin sunit, ashtu edhe në Perëndim

Screen Shot 2015-09-19 at 21.59.29

Jonathan Phillips

Profesor i historisë në Royal Holloway, Universiteti i Londrës. Libri i tij: “Luftëtarë të Shenjtë: Një histori moderne e kryqëzatave” është botuar në 2008

Kryqëzatë: sipas rrethanave, ose një nënfjalë toksike për konflikt mes të krishterëve dhe myslimanëve, ose një shkurtim për atë që njerëzit besojnë se është një kauzë e mirë dhe me vlerë…  Megjithatë, kuptime kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri e kanë të gjithë burimin nga një ide e lindur më shumë se 800 vjet më parë, një koncept që ka prodhuar një prej trashëgimive më të gjata dhe të adaptueshme të Mesjetës. Të gjurmosh se si “kryqëzata” ka evoluar, ka pësuar ndryshim dhe është përshtatur shpesh nga indivië nga të gjithë fushat, do të thotë të ndjekësh një gjurmë intriguese dhe shpesh herë befasuese…

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *