Home»Enciklopedike»Sipas Egjiptit të Lashtë, këto janë nëntë pjesët e Shpirtit të Njeriut

Sipas Egjiptit të Lashtë, këto janë nëntë pjesët e Shpirtit të Njeriut

Në Egjiptin e lashtë, shpirti i një personi mendohej të përbëhej nga nëntë pjesë të veçanta të cilat integroheshin në një individ të vetëm, por kishin aspekte shumë të dallueshme.

Në shumë kultura të lashta, siç janë ato aziatike, afrikane dhe madje edhe në Amerikë, ne gjejmë një koncept të shpirtit, të ngjashëm me konceptin e zhvilluar nga fetë e grupit judaik-krishterë (duke përfshirë Islamin) dhe filozofinë evropiane.

Shpirti, nga pikëpamja Vedic ose Veda, është qenia, e cila për nga natyra është e përjetshme (pa lindje ose vdekje, ose pa fillim apo fund) e një substance të ndryshme nga ajo e trupit fizik dhe që ka vetëdijen e vet.

Nga kjo pikëpamje, shkenca materiale apo ajo që studion fenomenet fizike ose materiale është e kufizuar, sepse nuk mund të studiojë fenomenet shpirtërore, pasi që natyra e tij është e ndryshme nga fizika.

Ky kapitull i Bhagavad Gita merret me natyrën e shpirtit.

Por ashtu si këto kultura të lashta shpjegojnë në detaje konceptin e shpirtit njerëzor, egjiptianët e lashtë, të njohur si një nga qytetërimet e lashta më të përparuara që kanë ekzistuar ndonjëherë në Tokë, zhvilluan një koncept jashtëzakonisht interesant që shpjegon shpirtin njerëzor.

Egjiptianët e lashtë ishin të bindur se shpirti njerëzor ishte i përbërë nga NËNTË pjesë kryesore: Ren, Ba, Ka, Shuyet, Jb, Akh, Sahu, Khat dhe Sechem.

Në disa epoka, shpirti mendohej të përbëhej nga pesë pjesë dhe në të tjerat shtatë, por, në përgjithësi, ishin nëntë. Ja një vështrim i tyre.

Përveç komponentëve të shpirtit njerëzor, ekzistonte edhe trupi i njeriut i quajtur Ha-Hau – i cili interpretohej si shuma e pjesëve trupore.

Jb (Zemra) ishte një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e shpirtit egjiptian. Mendohej se formohej nga një pikë e gjakut nga zemra e nënës së fëmijës, e marrë në lindje. Në mitologjinë e lashtë egjiptiane, zemra ishte çelësi i jetës së përtejme.

Shuyet (Hija) është gjithmonë e pranishme. Egjiptianët e lashtë besonin se hija përmblidhte atë që përfaqëson një person.

Ren (Emri) ishte një tjetër pjesë e rëndësishme e shpirtit. Reni u jepej njerëzve në lindje dhe egjiptianët besonin se njeriu do të jetonte për sa kohë që emri flitej.

Bâ (Personaliteti) Për ta përmbledhur, egjiptianët e lashtë besonin se BA ishte gjithçka që e bën një person unik.

Ka (Shkëndija vitale) Sipas Egjiptasve të lashtë Ka ishte një koncept jetësor në shpirt, pasi bën dallimin mes një të gjalli dhe një të vdekuri.

Khat (Trupi) Khati ishte referuar nga egjiptiani i lashtë si trupi fizik i cili, kur ishte i vdekur, siguronte lidhjen midis shpirtit dhe jetës tokësore të njeriut.

Akh (Vetvetja e Pavdekshme) sipas egjiptianëve të lashtë, Akh ishte vetja e transformuar në të pavdekshme që ofronte një bashkim magjik të Ba dhe Ka.

Sahu (Gjyqtari) Sahu ishte aspekti i Akh që do të vinte tek një person si një fantazmë ose ndërkohë që ishte në gjumë duke ëndërruar. Sahu u diferencua nga të gjitha aspektet e tjera të shpirtit kur njeriu u gjykua nga Zoti Osiris si i denjë për ekzistencë të përjetshme.

Sechem (Një tjetër aspekt i Akh) Sechem ishte një tjetër aspekt i Akh që e lejonte të zotëronte  rrethanat. Ai konsiderohej si energjia jetësore e personit, që manifestohej si fuqi e cila kishte aftësinë për të kontrolluar rrethanat dhe rezultatet e tij.

Veç kësaj, sipas egjiptianëve të lashtë, qenia njerëzore, ka tetë shkallë të personalitetit:

“Ren”, ose emri, që është në gjendje të ruajë ekzistencën sipas kujdesit të një balsamimi të saktë.

“Sejem” është energjia, fuqia, drita e të ndjerit.

“Aj” është unifikimi i “Ka” dhe “Ba”, në funksion të kthimit në ekzistencë.

“Ba”, që e bën një individ të jetë ai që është; gjithashtu zbatohet për gjërat e pajeta. Është koncepti më i afërt i “Shpirtit” perëndimor.

“Ka”, forca e jetës. Mbështetur nga oferta ushqimore për të ndjerin.

“Sheut ose Shuyet” është hija e personit, e përfaqësuar nga një figurë njerëzore krejtësisht e zezë.

“Seju” do të thotë mbetjet fizike të personit.

“Jat” është pjesa trupore e personit. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *