Home»Bota»Shteti ndan çiftin e të moshuarve, pak para Krishtlindjeve

Shteti ndan çiftin e të moshuarve, pak para Krishtlindjeve

Lajmi se një çift të moshuarish, për herë të parë në jetën e tyre nuk mund t’i festojnë Krishtlindjet së bashku ka shkaktuar shumë zemërim tek gjithë shtetasit Kanadezë.

Ata janë Herbert Goodine, 91 vjeç dhe Audrey Goodine, 89 vjeç të cilët prej kohësh jetojnë në institucionin  e kujdesit shëndetësor kanë marrë një lajm të keq, pasi ata janë lajmëruar se Herbert do të duhet të largohet nga ky institucion pikërisht pak ditë përpara Krishtlindjeve.

“Vendimi është marrë nga autoritetet kanadeze, për shkak se i moshuari ka nevojë për një kujdes shëndetësor më të specializuar, pasi vuan nga dementia”, raporton BBC.

Ky vendim që 91 vjecari të zhvendoset vetëm park ditë para Krishtlindjeve është konsideruar absurd dhe ka pasur shumë reagime nga ana e njerëzve.

Vajza e çiftit ka reaguar duke thënë se ky vendim i ka ardhur të premten nga departamenti provincial i cili i ka treguar se babai i saj nuk ishte mirë nga shëndeti prandaj ai duhet të zhvendosësh në një shtëpi me kujdes më të avancuar.

Ndërsa vajza ka bërë kërkesën që kjo procedurë të shtyhet të paktën një javë që dy prindërit  e saj ta kalojnë festën së bashku por është refuzuar nga autoritetet Kanadeze.

Ky do jetë viti i parë pas 73 vjetësh që ky çift nuk do të jetë së bashku për festën e Krishtlindjeve.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *