Home»Magazine»Shkenca thotë se nuk duhet të ndryshojmë kurrë radhë në supermarkatë

Shkenca thotë se nuk duhet të ndryshojmë kurrë radhë në supermarkatë

Në këto ditë festash duhet të bëjmë blerje. Kjo do të thotë rradhë të gjata për të paguar. Si gjithmonë, duket se është një zakon që të gjithë e kemi ndjesinë se rradha ngjitur ecën më shpejt. Çfarë duhet të bëjmë atëherë? Të ndryshojmë rradhë apo të rrimë aty ku jemi? Një studim nga universiteti i Harvardit sugjeron opsionin e dytë: të qëndrojmë në vendin tonë është gjithmonë rasti më i mirë.  Autorët e këtij informimi provuan se kur një njeri gjendet në rradhën e fundit të rreshtit ka 4 herë më shumë mundësi të ndërrojë vend me atë të rradhës tjetër. Është një reaksion i shkaktuar nga një mekanizëm psikologjik që emërtohet “neveri e vendit të fundit”. Kërkuesit realizuan një eksperiment në të cilin vullnetarët duhet të vendoseshin në rradhën e fundit në një supermarket. Rezultati ishte se 20% e pjesëmarrësve e ndërruan vendin me atë ngjitur edhe pse nuk u shërbeu për asgjë, sepse në fund pjesës më të madhe të tyre iu desh të priste më shumë kohë sesa, nëse do të kishin qëndruar në pozicionet e tyre të kahershme.

Kjo pritje ishte akoma më e madhe për ata që e ndërronin disa herë rradhën. Kërkuesit shpjegojnë se zgjedhja e rradhës së parë është frut i një procesi racional bazuar në indicie që të bëjnë të besosh se rradha ngjitur është më e shkurtër ose të paktën nuk është më e ngadalta. Vendi i fundit prodhon një ankth kurioz, i cili bën që shumë njerëz të ndryshojnë rradhë edhe pse nuk kanë të dhëna të besueshme se rradha tjetër ecën më shpejt. A ekziston ndonjë mënyrë që të zgjedhim rradhën më të shkurtër? Nuk ka një mënyrë që ta garantojë këtë, por ekzistojnë disa truke që mund të ndihmojnë. Specialistët sugjerojnë që të zgjidhni gjithmonë majtas, meqë pjesa më e madhe e njerëzve duke qenë djathtistë kanë prirjen të shkojnë djathtas. Duhet të zgjidhni gjithmonë atë rradhë që ka më pak njerëz të moshuar sepse i kanë veprimet më të ngadalta. Megjithatë asgjë nuk është e garantuar. Kështu që duhet pak durim, herët a vonë do të vijë rradha jonë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *