Home»Enciklopedike»Shenjat më të forta të horoskopit dhe karakteristikat e secilës. Për luanin e dinim, por tri shenjat e tjera janë befasuese

Shenjat më të forta të horoskopit dhe karakteristikat e secilës. Për luanin e dinim, por tri shenjat e tjera janë befasuese

Nuk ka dyshim tashmë, shenjat më të forta të horoskopit që predominojnë mbi të tjerat janë : dashi, shigjetari, gaforrja dhe luani. Por çfarë i bën të forta këto shenja? Çfarë karakteristike ka secila dhe si ndikon shenja e horoskopit në jetën e këtyre personave? I zbulojmë së bashku karakteristikat që do të na habisin, pasi flasin shumë për personalitetin e të gjithë atyre që i përkasin katër shenjave të sipërpërmendura të horoskopit.

Dashi, për shembull, përfaqëson personat me personalitet të fortë, plot me energji pozitive dhe të gatshëm për aventura të reja. Këta persona nuk tremben nga asgjë. Mezi presin momentin për të nisur sfida të reja dhe sillen në çdo situatë si lidera të vërtetë, të aftë për të drejtuar një grup dhe u japin shumë siguri personave përreth. Kush i përket shenjës së dashit, është disi rebel, impulsiv dhe nuk ka frikë të shprehë opinionin apo këndvështrimin e vet në çdo situate. Kjo kokëfortësi e bën dashin të ketë imazhin e një lideri.

Gaforrja është ndër shenjat më të nënvlerësuara. Personat e lindur nën këtë shenjë njihen për ndryshimet e tyre të menjëhershme të humorit, por janë edhe shumë të fortë. Ata janë tepër të sigurtë në aftësitë e tyre, por me kalimin e kohës zhvillojnë një personalitet shumë ambicioz, si në aspektin e punës, edhe aspektin emocional. Personat e shenjës së gaforres janë shumë kërkues ndaj miqve dhe partnerëve të tyre, por në të njëjtën kohë janë edhe shumë të sinqertë, edhe pse ndonjëherë sinqeriteti ndikon për keq…

Personat e shenjës së shigjetarit kanë një personalitet të fortë dhe kjo karakteristikë vihet re më së shumti në aspektin emocional. Këta subjekte nuk kënaqen lehtë me histori të thjeshta, pasi kërkojnë të jetojnë çdo gjë me pasion dhe intensitet. Preferojnë ta shprehin hapur atë që mendojnë dhe janë shumë kritikues ndaj të tjerëve. Kjo gjë bën që rutina e përditshme e shigjetarëve të jetë pak e vështirë.

Personat e shenjës së luanit janë konsideruar përherë si persona tepër të fortë. Personat e lindur nën këtë shenjë janë lidera në jetë, nuk i tremben asgjëje dhe asnjë pengesë nuk i ndalon dot për të arritur drejt objektivit që i vendosin vetes. Forca e tyre buron prej krenarisë që i karakterizon. Nga ana tjetër, ata kanë edhe karakteristika negative, si arroganca dhe kokëfortësia që ia vështirësojnë disi marrëdhëniet me të tjerët rreth vetes. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *