Home»Keshilla»Rëndësia e vaktit të mëngjesit. Kurrë mos dilni nga shtëpia, pa ngrënë diçka në mëngjes!

Rëndësia e vaktit të mëngjesit. Kurrë mos dilni nga shtëpia, pa ngrënë diçka në mëngjes!

Aktivitetet tona të përditshme na bëjnë që të mos jemi shumë të rregullt me orarin e konsumimit të vakteve. Shpesh na ndodh të zgjohemi vonë dhe të dalim nga shtëpia pa e konsumuar mëngjesin, ose maksimumi konsumojmë një kafe (me stomakun bosh). Por sa e shëndetshme është një sjellje e tillë për organizmin tonë?

Shumë prej dietologëve në mbarë botën pohojnë të njëjtën gjë. Anashkalimi që i bëjmë vaktit të mëngjesit, ngadalëson ritmet e metabolizmit tonë dhe për pasojë çon në një shtim të masës dhjamore. Nëse vazhdohet me të njëjtën sjellje, kuptohet që për disa vite do të përballemi me probleme të tipit të hipertensionit, apo hiperkolesterolemisë.

Ndërkohë, diametralisht në të kundërt me këto efekte, qëndrojnë efektet e konsumimit të vaktit të mëngjesit. Ai na ndihmon të biem në peshë, pasi, nëse konsumojmë mëngjes, ritmet e sintezës dhe të çlirimit të leptinës (hormon që frenon oreksin) janë të lartë. Ndaj dhe kur nuk konsumohet mëngjes, uria që ndiejmë gjatë ditës është shumë e fuqishme si ndjesi. Nga ana tjetër, konsumimi i mëngjesit, rrit aftësitë tona konjitive, pasi truri ynë ka nevojë të vazhdueshme për glukozë që e siguron më së miri prej ushqimeve. Nëse ne nuk i sigurojmë sasinë e duhur të glukozës nëpërmjet vaktit të mëngjesit, edhe funksionet e tij do të jenë të reduktuara.

Dëshironi të dini edhe arsye të tjera se pse ta konsumoni vaktin e mëngjesit? Një mëngjes i ekuilibruar redukton ankthin dhe stresin, rrit performancën tonë fizike përgjatë ditës, si dhe redukton shfaqjen e situatave klinike të rëndësishme, si psh hiperglicemia (diabeti), hiperkolesterolemia, hipertensioni arterial etj. Nëse e nisni mëngjesin në tavolinë me familjen tuaj, ju mund të bëni muhabet me ta, të forconi marrëdhëniet tuaja me ta dhe kjo gjë është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën tuaj, apo jo?  / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *