Home»Lifestyle»Qëndro më mirë single, derisa të gjesh një mashkull të tillë

Qëndro më mirë single, derisa të gjesh një mashkull të tillë

Qëndro më mirë single, derisa të gjesh një person që të të ndihmojë të kalosh çdo vështirësi që has. Qëndro më mirë vetëm, nëse nuk gjen dikë që të të falë sigurinë, se do të qëndrojë pranë teje në çdo moment.

Qëndro single, derisa të gjesh dikë që të të kapë prej dore dhe të të puthë në publik; dikë që do të të prezantojë sa më parë me familjen e tij. Qëndro vetëm, derisa të gjesh mashkullin që do të jetë aty për ty, sa herë të kesh nevojë për të.

Ti ke nevojë për një mashkull që të të shkruajë vazhdimisht “Bëj kujdes. Më shkruaj kur të mbërrish aty”, në momentin që ti je duke shkuar për diku. Ti ke nevojë për dikë që të mban pranë vetes, që të puth në ballë, për dikë që të të dojë fort dhe të të respektojë. Ke nevojë për një mashkull që di të kërkojë falje, atëherë kur gabon. Ke nevojë për një mashkull që i mban premtimet e tij. Ke nevojë për një mashkull që të dërgon lule, vetëm që të të shohë të buzëqeshur. Nëse nuk e gjen një person të tillë, më mirë rri beqare.

Qëndro më mirë vetëm, nëse nuk gjen personin që të shton dëshirën për t’u përmirësuar, që beson tek ty dhe nuk t’i shton pasiguritë, dhe që të thotë “Të dua” vetëm që ti ta dish me siguri këtë gjë.

Qëndro vetëm, nëse nuk gjen personin që kurrë nuk do të rreshtë së të dashuri, që do të të bëjë të ndihesh e bukur sa herë i qëndron pranë, që të bën të ndjesh flutura në stomak sa herë hyn në dhomë. Qëndro vetëm, nëse nuk gjen dot dikë, pa të cilin nuk mundesh dot të jetosh.

Deri në momentin që  gjen dikë të tillë, më mirë mos u lidh me asnjë. Në fund të fundit, ke për t’u zhgënjyer prej tij, nëse sheh se nuk i ka cilësitë e mësipërme. Më beso që ato janë thjesht gjërat bazë dhe ti nuk po kërkon perfeksionin tek një mashkull. Po kërkon cilësitë e duhura që ata duhet t’i kenë për ta bërë një femër të lumtur. Përderisa ti e meriton lumturinë, pse të mos i kërkosh këto cilësi…? / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *