Home»Bota»“Pushteti nuk i bën njerëzit të këqinj. Thjesht i nxjerr zbuluar”

“Pushteti nuk i bën njerëzit të këqinj. Thjesht i nxjerr zbuluar”

Michael W. Kraus

Profesor Psikologjie, Universiteti i Yale

“Kur je një yll, ato të lënë ta bësh”, mburret Donald Trumpi në lidhje me ngacmimet seksuale ndaj grave, që u bënë të njohura prej kasetave të nxjerra së fundmi. “Mund të bësh çdo gjë”.

Sigurisht, pushteti që vjen bashkë me famën nuk lejon – dhe nuk duhet të lejojë – askënd që të dëmtojë të tjerët. Por komentet e Trumpit janë në një linjë me dia zbulime thelbësore të studimeve psikologjike: Sa më shumë pushtet që marrin njerëzit, aq më shumë liri ndjejnë se kanë për të qenë vetvetja, origjinalë, duke vepruar kështu në përputhje me objektivat dhe vlerat e tyre. Me fjalë të tjerë, pushteti nuk është qenësisht gërryes. Ai thjeshtë nxjerr zbuluar natyrën tonë të vërtetë.

Një studim që unë kam kryer me Serena Chen dhe Dacher Keltner, profesorë të Psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, e ilustron më së miri këtë fenomen. Ne u kërkuam disa pjesëmarrësve që të mendojnë për një kohë kur kanë patur pushtet, dhe disa të tjerëve të mendonin për një kohë kur nuk e kishin pushtetin. Kjo i vendosi ata respektivisht …

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *