Home»Keshilla»Psikologjia : 3 rregulla për të luftuar pasiguritë

Psikologjia : 3 rregulla për të luftuar pasiguritë

A ndihesh ndonjëherë në siklet në një grup të caktuar personash, apo edhe në shoqërinë tënde? A ndihesh ndonjëherë, sikur të tjerët janë më të mirë se ty? Atëherë është momenti të lexosh disa rregulla se si ta luftosh pasigurinë që ndjen.

Rregulli i parë

Çfarë të ndalon të komunikosh, ashtu siç do? Nëse bëhet fjalë për një bisedë të thjeshtë, pa presione, atëherë çelësi i arritjes drejt një bisede të këndshme, është shumë i thjeshtë. Mjafton t’i dëgjosh të tjerët. Të gjithë kanë nevojë të ndihen se dikush po i dëgjon dhe po interesohet për ta. Qetësia jote, si dhe aftësia për të dëgjuar personin përballë janë një virtyt, jo një defekt. Dhe në fund, pasi e dëgjon personin tjetër, mbaj mend të japësh edhe opinionin tënd, siç e mendon të arsyeshëm. Mos u përpiq ta fshehësh opinionin tënd të vërtetë, sepse besimi ndërtohet mbi bazën e sinqeritetit.

Rregulli i dytë

Duhet të thuash më shpesh “mendoj”, “besoj” dhe jo “jam “i/e sigurtë”. Siguria e tepërt e dikujt në një bisedë, e bën atë të duket mendjemadh, ndaj përpiquni t’i shprehni gjërat që dini me thjeshtësi dhe modesti. Kjo gjë do t’ju ndihmojë gjithashtu edhe në arritjen më të lehtë të objektivave tuaja personale.

Rregulli i tretë

Nëse do të arrish diçka, gjëja kryesore që duhet të bësh, është të përpiqesh të hedhësh nga një hap përditë drejt realizimit të asaj që dëshiron të arrish. Çdo hap i tillë do të të japë siguri dhe do të të bëjë t’i trembesh më pak sfidave dhe vështirësive.
Hidh përditë hapa drejt asaj gjëje që dëshiron të arrish, por mos harro ta shohësh veten më shpesh në pasqyrë. Duke parë veten tënde, ti ke mundësi të komunikosh me të dhe t’i japësh vullnetin e duhur për të bërë gjërat që duhen bërë.

Pasiguritë nuk kanë pse të të ndalin në arritjen e objektivave të tua. Çdokush mund të dështojë në jetë, pasi ne jemi njerëz dhe dështimet janë pjesë e jetës. Ndaj, nuk ke pse ndihesh i pasigurtë, por duhet t’i japësh vetes siguri dhe të nisësh të ecësh. Nuk ka rëndësi madhësia e hapave që hedh, por fakti që po ecën drejt realizimit të ëndrrave dhe objektivave që i vendos vetes. Dështak nuk është ai që nuk përpiqet pas një humbjeje të caktuar, pasi ai të paktën e provoi.  Dështak është ai që nuk e merr përsipër të ecë përpara prej pasigurive që ndjen. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *