Home»Showbiz»Pink ka këto 7 këshilla për vajzën e saj

Pink ka këto 7 këshilla për vajzën e saj

Pink është një nga këngëtaret më të njohura në botë dhe ajo së fundmi ka deklaruar se nuk ndihet aspak në siklet për sjelljen e saj të çuditshme dhe ajo dëshiron që vajza e saj 5-vjeçe, Willow, të ketë besim në vetëvete.

Këngëtarja ka dhënë 7 këshillat për vajzën e saj:

1. Djemtë ndoshta nuk të meritojnë “Ata duhet të jenë të sjellshëm, të respektueshëm. Ata duhet të jenë bujarë dhe të sillen mirë me nënat e tyre”

2. Arsimohu “Kur unë isha e vogël thosha vetëm jo… duhet ta dish ekzaktësisht se çfarë do të bëhesh”. 3. Sillu çuditshëm “Eshtë shumë e mërzitshme të jesh normale”

4. Nuk ka sukses pa dështim

Provo gjëra të ndryshme. “Kur ajo të bëjë atë që i pëlqen, çfarëdo qoftë, unë do e mbështes”. 5. Mos thuaj gjëra negative “Unë kam një rregull… Ne nuk themi gjëra negative dhe nuk themi gjëra nëse vërtet nuk i ndjejmë”. 6. Kujtohu që fjalët janë të fuqishme “Përpiqem të shoh se si flas për veten time në sy të saj”. 7. Tregohu e sinqertë me veten tënde “Dua që ajo të thotë të vërtetën e saj”./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *