Home»Keshilla»Për çfarë jetojmë? Për sukses? E çfarë është?

Për çfarë jetojmë? Për sukses? E çfarë është?

Çfarë është suksesi? Realisht, kjo varet nga këndvështrimi. Për disa persona, suksesi nënkupton paranë, ndërsa për disa të tjerë, suksesi nënkupton të bësh çfarë të duash ose të jesh me personat që do. Me fjalë të tjera, suksesi mund të përkufizohet vetëm me një fjalë, me lumturinë. Ne stresohemi përditë për paratë, kërkojmë partnerë perfektë, ose përpiqemi të krijojmë imazhin që të tjerët duan të shohin tek ne, sepse ne besojmë se një ditë do të jemi të lumtur, nëse i arrijmë këto gjëra.

Jeta nuk ka të bëjë me faktin se duhet t’u provojmë të tjerëve se e kanë gabim në diçka, por me faktin se duhet t’i provojmë vetes se kemi të drejtë në atë gjë. Jeta nuk ka të bëjë me kundërshtimin e të tjerëve, por me një luftë të vazhdueshme me veten për t’u bërë më i mirë se sa ishe më parë, më i/e mirë se dje; për t’u siguruar se ti po rritesh përditë, po mëson dhe po ndryshon për mirë.

Jeta nuk ka të bëjë me të qenurit perfekt, por me të qenurit i/e lumtur në atë pak kohë sa është e mundur, pasi i lumtur nuk mund të jesh përgjatë gjithë kohës.

Jeta nuk ka të bëjë me të pasurit përherë të drejtë, por me të qenurit të sjellshëm. Kur je ndërmjet një zgjedhjeje, të jesh i/e drejtë, apo të jesh i/e sjellshëm/me, zgjidh të jesh e sjellshëm/me. Zgjidh dashurinë.

Jeta nuk ka të bëjë me vënien re të aspekteve negative, por me evidentimin e aspekteve pozitive që i bëjnë ato negativet të zhduken.

Jeta nuk ka të bëjë me paratë. Ato nuk do t’i marrësh dot me vete në botën tjetër, ndaj mos u streso shumë. Kjo nuk do të thotë se ti nuk i meriton lekët, apo se nuk duhet të luftosh për t’u pasuruar. Ti i ke të gjitha mundësitë për të triumfuar në jetë, por thjesht mos u shndërro në një maniak të lekut. Paraja është e mirë, kur përdoret me qëllim të mirë.

Jeta jote nuk ka të bëjë me ngjarjet që të ndodhin, por me mënyrën se si reagon ndaj tyre. Është e rëndësishmë që secili nga ne të mendojë se çdo ngjarje është një test për ne. Kohët e vështira janë testet dhe projektueset e duhura të personalitetit tonë.

Kurrë mos e humb shpirtin, pasi forcat më të mëdha që kemi, ne i shfaqim në sfidat më të forta. Në atë moment karakteri ynë shndrin, pikërisht pas stuhisë.

Ajo që ka rëndësi, është çfarë bëhesh ti pas gjithë sfidave të jetës. Ti je një mrekulli. Kjo botë është një bekim. Jeta është një mrekulli, ndaj jetoje çdo ditë sikur të ishe i bekuar. Jeto çdo ditë duke qenë falenderues për çdo ditë jete që të falet.

Ji i lumtur, pavarësisht çfarë ndodh dhe jeta do të të duket një aventurë e mrekullueshme, siç është realisht. Dëshira ime për ty është e thjeshtë : Uroj të jesh i/e lumtur, të gjesh lumturinë dhe tën ndihesh i/e lumtur, pavarësisht sfidave që jeta të vendos në rrugëtimin tënd. / f.xh. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *