Home»Bota»Nga WikiLeaks, email-e me udhëzime për Donald Trumpin. Rusët kërkuan Hicksin

Nga WikiLeaks, email-e me udhëzime për Donald Trumpin. Rusët kërkuan Hicksin

Në shtator 2016, Donald Trumpit, në atë kohë thjesht kandidat për Shtëpinë e Bardhë, djalit të tij Donald Jr dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit, u erdhi një email me një adresë interneti që askush nuk e njihte: brenda saj gjendej “çelësi” për dekriptimin dhe qasjen në dokumenta që ishin hacker-uar nga WikiLeaks.

“Scoop”-i më i fundit në lidhje me Russiagate vjen nga CNN, që saktëson edhe datën e marrjes së emaileve nga presidenti aktual i SHBA: në 4 shtator. Pikërisht në ditën kur The Donald, për herë të parë në Twitter, citon WikiLeaks dhe zbulimet e organizatës së Assange në lidhje me Hillary Clintonin.

Një tjetër “detaj” është botuar në Nju Jork Tajms. Sipas të përditshmes, agjentët e Putinit u përpoqën në fillim të këtij viti që të merrnin kontakte me Hope Hicks, një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të Donald Trumpit. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *