Home»Horizonte»Shkence»Nga sonte, një trilogji Super Hënash po afrohet. Ja pse nuk duhet t’i humbisni

Nga sonte, një trilogji Super Hënash po afrohet. Ja pse nuk duhet t’i humbisni

Një seri prej tre Super Hënash do të ndodhin shumë shpejt, duke nisur që sonte. Ju do të keni një shans për të parë tre Supe Hëna më 3 dhjetor 2017, 1 janar 2018 dhe 31 janar 2018.

Super Hënat ndodhin kur një hënë e plotë përputhet me të ashtuquajturin perigji hënor, pika në të cilën orbita e Hënës gjendet më pranë Tokës.

Meqenëse orbita e Hënës është eliptike, njëra anë (apogjeu) është rreth 50,000 km më larg nga Toka se tjetra (perigjeu).

Hënat e plota në perigje duken rreth 14% më të mëdha dhe 30% më të ndritura se sa hënat e plota që janë pranë apogjieut në orbitën hënore.

“Super Hënat janë një mundësi e madhe për njerëzit që të fillojnë të vëzhgojnë Hënën”, tha Noah Petro, një studiues në Qendrën e Fluturimit Hapësinor Goddard të NASA-s.

Është e vështirë për sytë tanë të dallojmë këto ndryshime të vogla në madhësi, kur Hëna është lartë në mes qiellit të natës.

Por, çdo herë që një Hënë e plotë është vërejtur ndërsa ngrihet ose ulet, ndërsa rri pezull në horizont dhe shkëlqen përmes siluetave të pemëve ose ndërtesave, krahasimi mund ta bëjë atë të duket dy herë më e madhe.

Në nëntor të vitit të kaluar, Hëna arriti distancën më të afërt me Tokën që nga viti 1948, gjë që krijoi një rekord historik, por këto tre ngjarje të hënës që fillojnë nga sonte, gjithashtu premtojnë një shfaqje të madhe në qiell.

Super Hëna e tretë do të jetë e veçantë

Para së gjithash, Super Hëna e 31 janarit do të shfaqë një eklips të përgjithshëm hënor, me një pamje fantastike nga pjesa perëndimore e Amerikës përmes Paqësorit deri në Azinë lindore.

Orbita e Hënës rreth planetit tonë është e anuar, kështu që zakonisht bie mbi ose nën hijen e Tokës. Përafërsisht dy herë në vit, një hënë e plotë përputhet në mënyrë të përkryer me Tokën dhe Diellin, në mënyrë që hija e Tokës të bllokojë plotësisht dritën e Diellit, e cila normalisht do të pasqyrohet në Hënë, shpjegon NASA.

Në zona të caktuara përreth botës, më 31 janar, Hëna do të humbasë shkëlqimin e saj dhe do të fitojë një shkëlqim misterioz, më të dobët se normalja, për shkak të dritës së pakët të diellit që kalon atmosferën e Tokës.

Shpesh emetuar në një ngjyrë të kuqërremtë për shkak të mënyrës se si atmosfera e dyfishon dritën, hënat plotësisht të eklipsuara nganjëherë quhen “Hënat e Gjakut”.

Super Hëna i 31 janarit do të jetë edhe hëna e dytë e plotë e muajit.

Disa njerëz e quajnë Hënën e dytë të plotë në një muaj, «Hëna blu», gjë që e bën një «Super Hënë Blue». Hëna blu ndodh mesatarisht çdo dy vjet e gjysmë.

Me eklipsin total, do të jetë një “Super Hënë Gjaku Blu”.

Pra, çfarë do të thotë gjithë kjo? Epo, nëse ndonjëherë do të donit të filloni karrierën tuaj si astronom amator, shkoni dhe bëjini dhuratë vetes një teleskop të mirë amator, dhe përgatituni për tre superhëna mahnitëse. Astronomët dhe fansat anembanë botës tashmë po përgatiten të respektojnë këtë trilogji fantastike. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *