Home»Keshilla»Nëse nuk i bëni këto pesë gjëra për të, s’do e bëni dot kurrë të lumtur

Nëse nuk i bëni këto pesë gjëra për të, s’do e bëni dot kurrë të lumtur

Marrëdhëniet janë gjë e vështirë. Ato duan durim, mirëkuptim dhe dashuri nga të dyja palët. Ndërsa ju doni të bëni të dashurin tuaj të lumtur, ka disa gjëra që mund të bëni për të siguruar edhe lumturinë tuaj. Në fakt, nëse nuk i bëni këto pesë gjëra, kurrë nuk do të keni ato që duhet, për të qenë të lumtur në marrëdhënien tuaj.

1. Besojini

Besimi është çelësi i lumturisë në një marrëdhënie. Nëse nuk i besoni partnerit apo partneres, vazhdimisht do të pyesni veten se ku është, me kë ata apo çfarë po bëjnë ata. Stresi dhe ankthi që do të keni nga merakosja dhe dyshimet do jua largojë lumturinë.

Në mënyrë që të jeni të lumtur, duhet të keni besim. Besimi mund të marrë një kohë të gjatë për t’u ndërtuar, dhe është shumë i brishtë. Sigurohuni që t’i shprehni shqetësimet tuaja kur ndiheni se diçka nuk është e drejtë. Mund të jetë vetëm një keqkuptim, por nëse e lini dyshimin, ai do të kthehet në një problem edhe më të madh.

2. Jepni hapësirë

Nëse dëshironi të jeni të lumtur me burrin tuaj, sigurohuni që t’i jepni hapësirë. Thuajini të shkojë të dalë me shokët, ose të ndjekë një hobi që i pëlqen vërtet. Kjo i lejon të marrë pak kohë për veten.

Kjo jo vetëm që e bën atë t’i mungoni, por gjithashtu ju jep kohë larg tij. Nëse kaloni 24/7 me njëri-tjetrin, mund të mos jetë e mrekullueshme për marrëdhënien tuaj. Ai mund të ndihet i zhgënjyer ose që nuk mund të bëjë gjërat që ai pëlqen të bëjë. Duke ndenjur disa orë larg një herë në disa kohë, do ju mundësojë që vërtetë të rilidheni më pas.

3. Bëni kohë për njëri-tjetrin

Ndonjëherë ne humbemi kaq shumë në jetën e përditshme, saqë nuk lëmë kohë për njëri-tjetrin. Është jetësore për lumturinë tuaj që të kaloni të paktën pesë minuta vetëm me të. Vendosni mënjanë kohë çdo javë që të keni një moment ku jeni vetëm ju të dy. Asnjë fëmijë, asnjë shok dhe asnjë shpërqëndrim. Argëtohuni, krijoni kujtime të reja duke qenë vetëm së bashku.

Është gjithashtu një ide e mirë që të merrni disa minuta çdo ditë për t’u rilidhur. Ju mund të ndani këto momente duke diskutuar ditët tuaja, duke u përqafuar në shtrat duke parë shfaqjen tuaj të preferuar televizive, ose duke ngrënë një darkë të mirë së bashku. Çështja është të kalosh kohë cilësore me njëri-tjetrin. Duke rindërtuar çdo ditë do ta mbani marrëdhënien tuaj të freskët dhe kjo do t’ju mbajë të lumtur.

4. Mësoni gjuhën e tij të dashurisë

Një mënyrë për të siguruar lumturinë tuaj është të mësoni atë që e bën të lumtur. Ne të gjithë i përgjigjemi ndryshe dashurisë. Disa njerëz e pranojnë dashurinë me fjalë, ndërkohë që të tjerët pranojnë akte. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe duke ditur se cilës gjuhë dashurie i përgjigjet partneri juaj, do t’jua bëjë punën më të lehtë. Shih se çfarë i pëlqen dhe mëso se çfarë duhet të ndiejë.

5. Komunikoni nevojat tuaja

Le të dijë se si të të bëjë të lumtur. Ju mund të mësoni gjuhën e tij të dashurisë, të fitoni kohë për të, t’i jepni hapësirë dhe t’i besoni atij, por ka gjëra që ai duhet të bëjë.

Ju duhet të ndiheni të pranuara, të dashura dhe të besuara. I vetmi kontroll që keni në këtë fushë është t’i tregoni atij, dhe pastaj ta lini në duart e tij. Nëse ndjeheni të shpërfillura, ia thoni atij. Nëse mendoni se nuk i plotëson nevojat tuaja, le ta dijë. Nëse vërtet dëshironi një natë me shoqet, por orari juaj nuk e lejon, sigurohuni që ai të kuptojë se do t’ju bëjë të lumtur. Komunikimi është çelësi për një marrëdhënie të suksesshme dhe nëse nuk i thoni atij se si ndiheni, ai ndoshta nuk do ta dijë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *